Shqipëria sot pret grupin e parë të afganëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupi i parë i shtetasve afganë që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri pritet të mbërrijë në Rinas gjatë 24 orëve.

Burime për “Euronews Albania” kanë thënë se avioni i parë do të ulet me rreth 300 shtetas afganë.

Strehimi i tyre do të bëhet në objektin e studentëve në Tiranë dhe në disa hotele në Durrës.

Shtetasit e pare afganë që do të vijnë në Shqipëri janë bashkëpunëtorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe forcave të aleancës së NATO-s, të cilëve u rrezikohet jeta pas marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talebanët.

Shumica e tyre janë përkthyes dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan.

Përveç Shqipërisë, pranimin e afganëve deri më tani e kanë konfirmuar Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Kanadaja.

Share This Article