Këtë të shtunë, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar takime zyrtare në Kosovë, ku është takuar me disa figura politike të pushtetit qendror dhe atij lokal.
Në Prishtinë Meta takoi Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Presidenti theksoi rëndësinë e konkretizimit me nisma ligjore të marrëveshjeve ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës për forcimin e marrëdhënieve stratgjike të dy vendeve.
“Kosova, gjithmonë e më shumë po konsolidohet si faktor paqeje, sigurie, stabiliteti, demokratizimi dhe europianizmi në rajon”, shkruan Meta në publikimin e tij në rrjete sociale.
Ai nënvizon se Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë.
Meta përsëriti edhe thirrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si domosdoshmëri që duhët të ndodhë sa më parë.