“Shqiponja është simbol kombëtar”, peticion kundër UEFA-s pas ndëshkimit të Manajt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria mposhti Serbinë në Leskovc, në një duel historik, me golin e Rey Manajt që i dha fitoren kuqezinjve.

Manaj e festoi golin duke bërë me duar shqiponjën dykrenare, gjest që e ndëshkoi me karton të verdhë nga gjyqtari i ndeshjes.

Ky ndëshkim ka sjellë reagimin e tifozëve. Një peticion i është drejtuar UEFA-s ku kërkohet rishikimi i vendimit të gjyqtarit për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj simboleve kombëtare.

“Shqiponja dykrenare është një simbol kombëtar dhe shtetëror i njohur ndërkombëtarisht, i miratuar zyrtarisht që prej shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, dhe nuk ka asnjë përmbajtje politike, fetare apo përçarëse.

Simboli i shqiponjës është përdorur në mënyrë të ngjashme nga sportistë të kombeve të tjera si formë gëzimi apo krenarie, pa u ndëshkuar apo vlerësuar si provokim.

Barazia dhe mosdiskriminimi janë parime thelbësore të Kartës Olimpike dhe të Statutit të FIFA-s e UEFA-s, që kërkojnë trajtim të drejtë e të njëjtë për të gjithë pjesëmarrësit”, thuhet në peticion.

Share This Article