Albania
Shqiprim Thaçi kandidat në zgjedhjet për Parlamentin Evropian
Shqiprim Thaçi është kandidat në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Ai kandidon në Belgjikë, në listën e ekologjistëve.
Një të shtune në vitin 2009, Shqiprim Thaçi ishte duke bërë muzikë me rok bendin e tij në një lokal në qytetin Eupen të Belgjikës kur disa nga mysafirët ju kishin ofruar dhe i kishin treguar se janë nga Partia e Gjelbër e rajonit.
Ekologjistët ju kishin ofruar Shqiprimit të frymëzuar nga përbërja multietnike e bandit të tij – Kapitulli i Dytë, i përbërë nga gati secila etni që jeton në rajon.
Ndërsa, Shqiprimi i njihte të gjelbërit nga guximi dhe personaliteti i Joschka Fischerit, kreut të dikurshëm të ekologjistëve gjermanë, i cili ishte ministër i Jashtëm i Gjermanisë në kohen e ndërhyrjes së NATO-s.
Një djalë me personalitet kompleks të artistit, aktivistit dhe profesionistit Shqiprimi ka jetuar në Zvicër, Kosovë, Gjermani, për tu vendosur përfundimisht në pjesën gjermanofone të Belgjikës, që tash është bërë shtëpia e tij, shkruan DW.
Pas viteve të një jete të mbushur me aktivizëm dhe lëvdata edhe nga institucionet më të larta belge, Shqiprimi tash është kandidat i Partisë së Gjelbër për Parlamentin Evropian.
Ai i prinë listës së Partisë së Gjelbër për vendin e komunitetit të vet dhe nuk është pa shanse për ta fituar këtë ulëse.
Në zgjedhjet e kaluara Partia e Gjelbër e Belgjikës Ecolo, në garë për këtë ulëse ka dalë e dyta, menjëherë pas konservatorëve që garojnë me partinë Evropiane EPP.
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen nga 24 deri më 26 maj, kur të gjithë evropianët e moshës madhore në vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të kenë të drejtën e votës dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
Përfaqësimi i vendeve bëhet me numër proporcional me popullatën, por duke ofruar një minimum të vendeve për shtet e vogla. Përfaqësimin e shteteve nëse ulëset do të ndahen sipas rajoneve apo një njësi zgjedhore për tërë shtetin e vendosin vet vendet anëtare.
Belgjika ka vendosur që njësisë së vet gjermanofone me 45 mijë votues, t’ia japë një ulëse në Parlamentin Evropian. Në këtë garë marrin pjesë 10 grupime të mëdha evropiane pjesë të të cilave janë partitë nacionale.
Shqiprimi fushatën e vet e mbështetë në disa çështje kyçe për komunitetin e tij dhe vlerat liberale evropiane: “Me rëndësi është mbështetja e BE-se për rajone. Duhet të sigurohemi se rajoni prej nga vi unë do të marrë hisen e vet nga fondet e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.
Vlerat tjera të ekologjistëve janë pjesë e programit të tij.
“Ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike janë gjëra që na afektojnë të gjithëve pa ndryshime të etnisë dhe nacionalitetit. Janë gjëra të rëndësishme edhe për mua edhe për votuesit e mi. Gjithashtu edhe çështjet e lirisë së fjalës janë të rëndësishme dhe do zënë vend në fushatën time, si çështje që preokupojnë tërë partinë”.
Së fundi ai ka bërë një fotografi me gojën e mbyllur nga një letër, ku shkruan ART 13. Kjo i referohet artkullit 13 të BE-së, që ka ngritur kontroversa rreth lirisë së shprehjes ne BE.
Shqiprimi mendon se partia e tij ka programin më koherent dhe më të bashkuar nga të gjitha partitë evropiane.
Sipas tij, programet e ekologjistëve janë identike dhe nuk dallojnë varësisht nga shteti. Ndërsa për partitë tjera thotë se ato dallojnë, varësisht nga diferencat nacionale. Për shermbull në EPP kemi liderë si Angela Merkel dhe Viktor Orban i Hungarisë (i cili tashmë është pezulluar momentalisht nga EPP).
Nga Kapitulli II në kapitullin e tretë
Shqiprimi ka ardhur në Belgjikë në moshën 16-vjeçare dhe për pak vite ka arritur të mësojë edhe gjuhën dhe të kryej universitetin në gjuhën franceze. Ka punuar në bankat lokale, asistent në një shkollë të lartë (niveli universitar), asistent i diplomatit zviceran në marrëdhënie me Parlamentin Evropian. Ka qenë aktiv edhe në shoqëri, muzikë dhe aktivitete vullnetare në Belgjikë.
Nëse fiton, Shqiprimi do të ishte deputeti i parë me origjinë shqiptare në PE.
Muzika e filluar me Kapitullin i Dytë është vazhduar si profesion nga vëllai i Shqiprimit (Vendim Thaçi) që tash është instrumentalist i kitarës klasike. Ndërsa Shqiprimi pretendon të fillojë kapitullin e tretë – në Parlamentin Evropian.
Albania
E tmerrshme në Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67-vjeçar po nga i njëjti fshat.
Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67-vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4-muajshe.
E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67-vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve.
E mitura në praninë e psikologut janë pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.
Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar për vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzënë 4 muajshe.
Fill pas kësaj vajza ka treguar më pas ngjarjen dhe sesi 67-vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia.
Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rënduar psikologjike.
Albania
Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
Nga Auron Tare:
Në arkivat amerikanë të Luftës së Dytë Botërore ruhet një dokument befasues: Dosja e Shqipërisë në kuadër të “Komisionit Robert”, një grup ekspertësh të universiteteve më të rëndësishme amerikane, mes tyre edhe Harvardit. Qëllimi i këtij komisioni ishte i jashtëzakonshëm për kohën: hartimi i listave të pasurive kulturore në Europë që duhej të shpëtoheshin me çdo kusht gjatë operacioneve ushtarake.
Në një botë të përfshirë nga lufta totale, kur qytete të tëra po fshiheshin nga hartat, ky ekip shkencëtarësh dhe historianësh punonte ditë e natë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të popujve – përfshirë edhe tonën.
Shqipëria në sytë e Harvardit
Në Dosjen e Shqipërisë, ekspertët amerikanë kishin përpiluar me imtësi një listë të zonave me vlera të jashtëzakonshme arkeologjike dhe kulturore:
trashëgimia ilire, gjurmët e qytetërimeve greke, romake, bizantine dhe çdo sit që duhej shmangur nga bombardimet.
Madje kishin hartuar edhe harta të posaçme me pikat që s’duhej të prekej as një bombë, as këmbësoria amerikane në rast zbarkimi.
Në faqen e parë të raportit të tyre, të ruajtur sot në Harvard, theksohet qartë rëndësia e madhe e trashëgimisë ILIRE – një prioritet i padiskutueshëm për studiuesit amerikanë.
Ironikisht, kjo është po ajo trashëgimi që sot disa pseudo-arkeologë të “shkollës së re internacionale” në Shqipëri e shohin si mbetje të nacionalizmit komunist dhe për këtë arsye e shpërfillin.
Ironia që djeg
Këtu fillon ironia e madhe historike:
Në kohë lufte, kur Europa digjej, akademikët amerikanë angazhoheshin për të mbrojtur pasuritë tona kulturore…
Ndërsa pas viteve ’90, në kohë paqeje, shumë prej këtyre thesareve u lanë të rrënohen, u grabitën, u zhdukën ose u shkatërruan nga vetë shqiptarët – më keq se çdo bombardim i mundshëm i aviacionit amerikan.
Ndërtesa, kështjella, objekte arkeologjike, muze, site të lashta – një pasuri mijëravjecare.
Albania
“Që kur mesazhet janë prova?”, Rama: “Shpërdorimi i detyrës” do të rishikohet
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, tha se në 3 mandatet e Partisë Socialiste, 37 raste i përkasin hetimeve për korrupsion apo shpërdorim detyre. Këtë të fundit, Rama e cilësoi një “nocion i cili duhet të rishikohet”.
Sipas tij, SPAK “ka dhënë dënime skandaloze”, ndërsa shtoi si një problem të madh publikimin në media të dosjeve hetimore dhe shtoi se “mesazhet nuk përbëjnë prova dhe nuk mund të jenë arsyeja parësore për të nisur gjyqe”.
“Jo çdokush që hetohet dhe akuzohet nga SPAK ka bërë korrupsion. Shpërdorimi i detyrës është një vepër që iu kthye dhe vetë BE-së, sepse është një term që futet një thes i madh. Sidomos kur jeton në një periudhë kur të gjitha llojet e tenxhereve hidhen përpjetë me gjithë kapakë për burg. BE iu rikthye nocionit me kërkesë të Gjermanisë dhe të Italisë. Ka dalë një direktivë e re për ta riparë këtë nocion, për ta specifikuar. Kushtetuta thotë që janë 3 pushtete të pavarura nga njëri-tjetri. Është pavarësia për të marrë vendime. Te vendimet nuk vjen dot një prokuror të thotë pse e vendose kështu dhe e vendose ashtu. Dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im është një vendim që ka një prapavijë të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm, këtu unë nuk jam i pavarur, këtu vjen drejtësia tek unë”, tha Rama.
“Qysh nga fillimi i këtij kapitulli të SPAK, janë 37 raste. E dini ju sa raste nga këto 37 që përfshijnë funksionarë të niveleve të ndryshme, i përkasin viteve të mandatit të parë e të mandatit të dytë? Janë rreth 80%. Ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël e tyre janë raste që lidhen me periudhën më vonë. Në rastet që po flasim kemi nga të gjitha, kemi dënim për prerje pylli për një kryetar bashkie. Është një dënim skandaloz, kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit ka hapur një rrugë për komunitetin ku janë prerë disa pemë. Ka bërë burg për prerje pemësh. Rasti është për turp. Ka dhe raste të tjera qe nuk kanë lidhje me korrupsion që hyjnë tek këto raste. Ka dhe raste të tjera që lidhen me pabarazinë në tendera. Kjo është një vepër tjetër, nuk është korrupsion”, shtoi Rama.
“Çfarë do të thotë mesazhe, që kur mesazhet janë prova? Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat? Dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave? Patjetër që mesazhet dhe çdo gjë tjetër janë pjesë e një procesi, por parafytyroni vetëm kaq: çfarë ndodh dhe sa përgjegjës ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm? Për çfarë i duhet më pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar tërësisht jeta dhe familja? Kush ia kthen atij njeriu pas jetën? Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij, nuk lejohen shumë nga këto gjëra që ndodhin këtu. Nuk fajësoj mediat, por ata që i ushqejnë me këtë helm. Deri tani kemi një numër të dënuarish shumë të ulët në raport me rastet. Kemi çështje të zvarritura dhe Strasburgu ka evidentuar gjëra të rënda”, shtoi kryeministri.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania8 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
