“Shqiptar që rreh gratë nuk dua të jem”- Çfarë ndodhi? Debat i ashpër mes Gracianos dhe Julit, aktori: Je llapaqen. Je pusetë e shoqërisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një debat me tone të larta ka ndodhur ditën e sotme  në Big Brother mes aktorit Julian Deda dhe balerinit, Graciano Tagani.

Juli e ka akuzuar Gracianon se përdor vetëm një kasetë më të gjithë banorët, dhe se ka sjellë në shtëpinë e BBV më të keqën e profesionit të tij.

Juli: Ti ke treguar pallaçallëk, ti ke treguar qelbsinllëk dhe ke sjellë më të keqen e profesionit tënd këtu brenda. Ke ardh si një llapaqen i profesionit tënd këtu brenda. Je një llapaqen.

Graciano: Ty të bëj të bësh këtë punë, që të mos diskutosh më vetëm për brekët.

Juli: Brekët e mia t’i marrësh dhe t’i vendosësh në kokë, se janë të bukura shumë.

Debati ka vazhduar mes tyre duke akuzuar njëri – tjetrin se nuk kanë respekt për femrat fare.

Juli: Ti je një anti-shqiptar me këtë që bën, duke përdorur Kosovën, për të goditur Vesë. Turp të të vijë.

Graciano: Nëse shqiptarët  paskan rraf gratë dhe e tregojnë këtë, nuk dua të jem shqiptar si puna jote.

Juli: Ti qenke një pis, ordiner. Ti je një pusetë e kësaj shoqërie.

Graciano: Jam shqiptar dhe jam krenar. Jam versioni më i mirë i shoqërisë shqiptare.

Share This Article