• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Shqiptarët e Kosovës turistët e parë në plazhin e Sarandës

Shqiptarët e Kosovës turistët e parë në plazhin e Sarandës

by albnews
3 May, 2021
in Albania, Kosova, Rajoni
0
6
VIEWS

Rreth 32 mijë qytetarë nga Kosova e kanë kaluar fundjavën në Shqipëri. Shifra është bërë e ditur nga ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

“32 mijë e 163 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri këtë fundjavë, 5 mijë prej tyre vetëm ditën e sotme”, ka thënë Minxhozi.

Pavarësisht gjithë situatë së krijuar nga pandemia COVID-19, qytetarët e Kosovës nuk i pengoi asgjë për të udhëtuar drejt Shqipërisë, e disa prej tyre edhe drejt Malit të Zi.

Turistët nga Kosova këtë fundjavë kanë mbërritur në skajin më jugor të Shqipërisë, në Sarandë, ku janë të parët që janë vendosur në bregdetin e Sarandës për pushime disa ditore. Temperaturat e larta të fundjavës, ujërat e kristalta dhe qetësia i ka sjellë shqiptarët e Kosovës më herët në jug të Shqipërisë.

“Do qëndrojmë 7 ditë. Kam ardhur me familjen dhe prindërit. Më pëlqen shumë uji, mikpritja”, thotë një vajzë nga Kosova që ishte vendosur në plazhin e Ksamilit.

Turistët nga Kosova thonë se pandemia nuk i frikëson për të bërë pushime, por theksojnë se ende tregohen kujdesshëm.

“Kemi pas kujdes dhe ende vazhdojmë por është shumë qetë dhe prandaj kemi ardhur pak më larg në jug. Këtu vijnë më pak kosovarë dhe shumë qetë”, thotë një i ri nga Peja që po pushonte në Ksamil. Ai thekson në vijim se ka ardhur me familjen dhe do të qëndrojnë disa ditë.

“Kam ardhur nga Peja, do qëndroj një javë. Do të rikthehem sërish në verë”, vijon i riu nga Peja.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës Ardian Gurma , tha se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për të pritur turistët nga Kosova.

“Shpresojmë se edhe situata me pandeminë do të tejkalohet. I kemi ndërmarrë të gjitha masat që duhet. Kemi ndërhyrë ne infrastrukturë”, tha Gurma.

Ai ka ftuar turistët nga Kosova që të vizitojnë Sarandën. Po përveç turistëve nga Kosova, jugu i Shqipërisë, në këtë rast qyteti bregdetar i Vlorës, në këtë fillim maji po frekuentohet edhe nga turistë serbë, rusë, madje deri brazilianë. Det dhe mali pranë, është kjo një ndër arsyet që këta turistë kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar fundjavën. Pothuajse të gjithë hotelet në bregdetin e Radhimës, kanë qenë plot me turistë këtë fundjavë, por jo më pak hotelet në qytetin e Vlorës.

“Jam Denis, nga San Peterburg, Rusi. Hera e parë që vij në Shqipëri, kemi vizituar Ksamilin, Durrësin , Sarandën , por Vlora qenka më e bukur”, thotë ai.

“Vijmë nga Serbia, hera e parë që ndodhemi këtu dhe është shumë bukur. Disa miq tanët na sugjeruan të vijmë e të vizitojmë Shqipërinë. Kemi vizituar jugun e Shqipërisë dhe Ksamilin si një vend përralle. Një vend që absolutisht do ta vizitojmë në të ardhmen shumë herë dhe do të sugjerojmë miqtë tanë të vijnë në këtë vend fantastik. Këto temperatura që vendi ofron janë mrekulli, madje dhe me minus, për ne është mrekulli!”, thotë turistja serbe.

“Vijmë nga Rio de Zhaniero. Hera e parë që ndodhem në Shqipëri dhe deri tani jemi te impresionuar e fëmijët sidomos janë duke shijuar detin dhe plazhin. Deti dhe rëra janë fantastike”, thotë turistja nga Brazili. “Unë jam liljana nga Rusia. Ndodhem pikërisht në Vlorë pasi ofron dhe detin dhe malin, një nga preferencat e mia për të zgjedhur si fundjavë pushimesh”, thotë turistja ruse.

Ndersa Natalia nga Sant Petersburgu ndodhet në Shqipëri për herë të dytë.

“Kam qenë në Durrës por Vlora është e mrekullueshme”, thotë ajo. Viti 2020 do të mbahet mend si vit që goditi rëndë turizmin në gjithë botën. Shqipëria si destinacion kryesor i vizitorëve nga Kosova , shpëtimin e turizmit e gjeti tek vëllezërit kosovarë, të cilët edhe pse në një vit pandemik gjetën mënyra që të vizitojnë Shqipërinë.

Shqipëria ka varur shpresat nga Kosova edhe për këtë sezon turistik, I dyti në kohë pandemie. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takime që ka zhvilluar me operatorë turistikë në vend, ka pohuar se qeveria e drejtuar prej tij ka mësuar nga sezoni i kaluar, dhe ka premtuar se kësaj radhe kufiri me Kosovën do të jetë absolutisht i hapur për mikpritjen e turistëve si dhe operatorët turistikë do të kenë sa më pak shtrëngesa.

Rama ka deklaruar gjithashtu se turizmi në Shqipëri si sektori më I rrezikuar nga pandemia ja doli mbanë falë Kosovës. Ndërkohë që u ka tërhequr vëmendjen operatorëve turistikë se hotelet ishin plot, megjithëse ato nuk i ulen çmimet.

“Unë isha me një operator turistik dhe jashtë kamerave më konfirmoi atë që di në fakt, që sezoni i kaluar nuk ishte me humbje. Ndërkohë që pandemia ishte realisht e frikshme për sektorin, por lëvizja që ne bëmë duke mos e mbyllur kufirin me Kosovën dhe fakti që shqiptarët në Shqipëri nuk mundën të ikin jashtë, bëri që hotelet të jenë plot. Unë nuk besoj se, kur i keni marrë paratë , nuk u janë dukur më pak se po jua japin shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë , se nuk është se i ulët çmimet. Ky sezon ka qenë një provë domethënëse e faktit, sesa shumë para shpenzohen nga shqiptarët e Shqipërisë për turizëm dhe përgjithësisht shkojnë jashtë. Tjetra që e ka ndihmuar shumë sektorin, që është indirekte, ka qenë që shumë nga shqiptarët që janë mësuar përndryshe të iknin në Budva, në Greqi, në Itali, në Spanjë e në Turqi, njohën Shqipërinë. Kjo është konkrete. Një pjesë e madhe e tyre dinin Tiranë – Durrës, maksimumi deri në Vlorë dhe këtu mbaronte puna e tyre”, deklaroi Edi Rama në takim me operatorët turistikë në Vlorë një muaj e gjysmë më parë.

Numri i qytetarëve nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë për vitin 2020 është 1.379.360 persona. Megjithëse me një rënie prej 38.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve të saj në Shqipëri për vitin 2020 që llogaritet më e ulëta krahasuar me vendet e tjera të rajonit e Evropës.

që në muajt e vjeshtës, por edhe në ato të fillim dimrit, numri I qytetarëve nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë ka njohur rritje, krahasuar me muajt e verës. Qytetarët nga Kosova I kanë bërë sfidë pandemisë kur vjen puna për të udhëtuar në Shqipëri. Në tremujorin e katërt të vitit 2020 numri I qytetarëve nga Kosova që vizituan Shqipërinë ka qenë 519.435 persona, nga 407.760 persona që e kishin vizituar në tremujorin e katërt të vitit 2019, duke shënuar një rritje prej 27.4%.

Previous Post

Singapori regjistron vdekjen e parë nga Covid-19 pas dy muajve

Next Post

5 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

albnews

albnews

Related Posts

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe
Rajoni

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten
Kosova

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta
Albania

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
Next Post
4 vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA

5 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4693 shares
    Share 1877 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2390 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM