Komuniteti shqiptar në Londër sot ka shënuar 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Për nder të kësaj date historike, komuniteti shqiptar sonte kaloi një mbrëmje të veçantë, mes këngëve dhe kujtimeve të traditës dhe historisë së pasur shqiptare, ku të ftuar ishin edhe deputetë të Parlamentit Britanik dhe ambasadorë të akredituar në Londër.
Organizimi u bë nga shoqatat shqiptare, ku bënë pjesë edhe Televizioni Albuk, televizioni i parë shqiptar në Britani.
Gjatë kësaj mbrëmje pati një program kulturo-artistik nga shkollat shqipe, muzikë live dhe rapsodi të treva shqiptare.
Kosova të hënën e shënon 12 –vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Të dielën e 12 viteve më parë, deputetet shqiptarë dhe të pakicave jo serbe në Parlamentin e Kosovës, shpallen Kosovën shtete të pavarur dhe të lirë, ndërsa deklaratën ë Pavarësisë e lexoi ish-kryeministri Hashim Thaçi. Po në këtë seancë u miratuan flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror./Albuk Tv/