Shqiptarët e Luginës padi ndaj Vulinit për përdorimit të termit fyes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Luginën e Preshevës po mendon ta padisë ministrin serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulinin për shkak të përdorimit të termit fyes “shiptari” për shqiptarët, ka deklaruar kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa.

“Kështu po nënçmohen shqiptarët dhe ata po vihen në rendin e dytë të qytetarëve. Kjo është gjuha fyese e viteve të nëntëdhjeta të shekullit të shkuar. Shqiptarët nuk duhet të etiketohen kështu. Kjo gjuhë e Vulinit tregon se ne nuk jemi pjesë e kësaj shoqërie”, ka thënë për REL, Mustafa.

Mustafa ka theksuar se incidentet para furrës së shqiptarit në Beograd janë pasojë e retorikës që promovojnë mediet por edhe disa zyrtarë në Serbi .

Vulini dje kishte përsëritur se “ndarja me shiptarët” është zgjidhja për Kosovën.

Ministri serb i Mbrojtjes ka kohë që e përdor termin ofendues “shiptari” për shqiptarët .

Share This Article