Rreth 18.000 bileta janë shitur për ndeshjen e parë miqësore të Shqipërisë ndaj Kilit që do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës në Itali.
Një shifër shumë e lartë kjo nisur nga fakti që të pakët për të mos thënë askush nuk do të jetë në atë stadium për të mbështetur Kilin ndërkohë nisur edhe nga komuniteti i lartë i shqiptarëve që jetojnë në Itali, të bën të mendosh se i gjithë stadium do të jetë një arenë kuqezi në mbështetje të kësaj ndeshjeje test për përgatitjet e finaleve të Europianit.
Çmimi i biletave ka variuar nga 100 euro më i shtrenjti në rreth 20 kategoria më e lirë.