Ndërkohë që ende nuk janë shpallur rezultatet zyrtare preliminare për zgjedhjet e sotme lokale në Tuz, urimet e fitores për banorët e Malësisë kanë ardhur ga Prishtina dhe Tirana zyrtare.
Sipas të dhënave preliminare nga shtabi i koalicionit shqiptar, 80 për qind e zonave malore në Tuz kanë votuar pro shqiptarëve në zgjedhjet e sotme në këtë komunë.
Në ora 20:00 janë mbyllur të gjitha
vendvotimet, ku për të parin e Tuzit konkurrojnë pesë parti dhe një koalicion
shqiptar.
Të drejtë votimi kishin 11,904 qytetarë, ndërsa fletët e votimit janë shtypur në dy gjuhë.
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor (IOK), deri në ora 18:00 votuan 59.6 për qind e votuesve dhe procesi në përgjithësi ka kaluar i qetë.