ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mësuesit në protestë: “Diferencimi në rroga dhe mungesa e pagës së 13-të po cenojnë dinjitetin” 51 seconds ago
Qeveria jep leje për të ndërtuar pallat 8 katësh brenda detit në Sarandë 3 minutes ago
Imuniteti shërben për detyrën e deputetit, jo për të shkelur ligjet 14 minutes ago
Humb jetën në Selanik 19-vjeçari shqiptar, ra nga kati i katërt i një ndërtese 18 minutes ago
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të mallrave të shportës 20 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, sipas Eurostat

albnews by albnews
19 December, 2025
in Albania
0
Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, sipas Eurostat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqiptarët renditen të dytët pas rumunëve për numrin më të lartë të komuniteteve të huaja që jetojnë në Itali, sipas Eurostat.

Janë 557 mijë persona të lindur fizikisht në Shqipëri, pavarësisht se çfarë shtetësie kanë, që janë të regjistruar në Itali për vitin 2024.

RelatedPosts

Mësuesit në protestë: “Diferencimi në rroga dhe mungesa e pagës së 13-të po cenojnë dinjitetin”

Qeveria jep leje për të ndërtuar pallat 8 katësh brenda detit në Sarandë

Imuniteti shërben për detyrën e deputetit, jo për të shkelur ligjet

Në krahasim me një vit më parë, numri i personave të lindur në Shqipëri që jetojnë në Itali është rritur me rreth 20 mijë. Të lindurit në Shqipëri përbëjnë 8.3% të komunitetit të huaj në Itali.

Në vend të parë janë të lindurit në Rumani, që janë rreth 900 mijë persona, ose 13.5% e totalit.

Një pjesë e shtetasve shqiptarë të lindur në Shqipëri janë bërë tashmë shtetas italianë. E dhëna tjetër e Eurostat për personat me shtetësi shqiptare është 419 mijë, që tregon persona të lindur në Shqipëri që nuk e kanë ndryshuar shtetësinë; persona të lindur jashtë Shqipërisë, por me shtetësi shqiptare; emigrantë që jetojnë jashtë dhe nuk janë natyralizuar në vendin pritës. Diferenca mes tyre është rreth 141 mijë persona.

Italia është shteti i vetëm që, sipas Eurostat, rezulton të ketë shtetas shqiptarë në tabelën ku jepen pesë shtetet kryesore sipas shtetësisë dhe vendit të lindjes së popullsisë së huaj / të lindur jashtë vendit.

Ndërkohë mungojnë të dhënat për Greqinë, ku gjithashtu ka një komunitet të lartë shqiptarësh. Nuk ka të dhëna as për Gjermaninë, Francën dhe Spanjën. Nga shtetet e tjera ku ka të dhëna, në Belgjikë ka 15.6 mijë persona të lindur në Shqipëri, në Suedi rreth 10.4 mijë, në Austri rreth 7 mijë, në Holandë rreth 4 mijë dhe në Turqi rreth 3.5 mijë.

Në Slloveni, Kosova rezulton komuniteti i katërt më i madh i të huajve, me rreth 30 mijë shtetas të lindur në Kosovë.

Emigrantët në Europë

Sipas Eurostat, më 1 janar 2024, 44.7 milionë persona të lindur jashtë Bashkimit Europian jetonin në një nga vendet e BE-së, duke përfaqësuar 9.9% të popullsisë së BE-së. Ky numër është 2.3 milionë më i lartë krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, 17.9 milionë persona që jetonin në një nga vendet e BE-së ishin të lindur në një vend tjetër të Bashkimit Europian, shifër që përfaqëson një rritje prej 0.2 milionë personash krahasuar me vitin e kaluar.

Në terma absolutë, numri më i lartë i individëve të lindur jashtë vendit u regjistrua në Gjermani (16.9 milionë), Francë (9.3 milionë), Spanjë (8.8 milionë) dhe Itali (6.7 milionë).

Së bashku, këto katër vende përqendronin 66.6% të të gjithë popullsisë së lindur jashtë vendit që jeton në BE, ndërkohë që ato përbëjnë 57.8% të popullsisë totale të Bashkimit Europian.

Pesha relative më e lartë e popullsisë së lindur jashtë vendit ndaj popullsisë totale u regjistrua në Luksemburg, ku ajo përbënte 51.0% të popullsisë rezidente, e ndjekur nga Malta (30.8%), Qipro (26.9%), Irlanda (22.6%), Austria (22.1%), Suedia (20.6%) dhe Gjermania (20.2%).

Në të kundërt, më pak se 5% e popullsisë ishte e lindur jashtë vendit në Poloni (2.6%), Rumani (3.1%), Bullgari (3.3%) dhe Sllovaki (3.9%).

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mësuesit në protestë: “Diferencimi në rroga dhe mungesa e pagës së 13-të po cenojnë dinjitetin”

Mësuesit në protestë: “Diferencimi në rroga dhe mungesa e pagës së 13-të po cenojnë dinjitetin”

19 December, 2025
Qeveria jep leje për të ndërtuar pallat 8 katësh brenda detit në Sarandë

Qeveria jep leje për të ndërtuar pallat 8 katësh brenda detit në Sarandë

19 December, 2025
Imuniteti shërben për detyrën e deputetit, jo për të shkelur ligjet

Imuniteti shërben për detyrën e deputetit, jo për të shkelur ligjet

19 December, 2025
Humb jetën në Selanik 19-vjeçari shqiptar, ra nga kati i katërt i një ndërtese

Humb jetën në Selanik 19-vjeçari shqiptar, ra nga kati i katërt i një ndërtese

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result