‘Shqiptarët janë kriminela’/ Deklarata e ministrit britanik kundër shqiptarëve, reagon ashpër Xhaçka

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas deklaratave të ministrit britanik të Emigracionit, Robert Jenrick, i cili u shpreh me frazën “të gjejmë shqiptarët, t’i ndalojmë ata, t’i çojmë në aeroport dhe t’i kthejmë në Tiranë”.

Xhaçka theksoi se është e tronditur nga gjuha e përdorur kundër shqiptarëve.

“Tej mase e tronditur kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për emigracionin të përdori një gjuhë të tillë vetëm për disa vota.

“Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin”! Një linçim verbal ndaj një kombi të tërë në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas Komunikatës së Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe atij të Britanisë së Madhe ku vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britani dhe kontributin e saj të rëndësishëm në  kulturë, ekonomi dhe shoqërinë e të dy vendeve.

Veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër me parime demokratike që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”, shkruan Xhaçka në Twitter.

https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/pfbid02NkTbtQQ484HtMKBMx8Dfa342TkWch8MNmWgJgpgY968p3rDBtQUb3K6Bqk1fnBvvl
Share This Article