• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Shqiptarët në Arizona dhe shkolla shqipe “Albanian Civic Center of Arizona”

Shqiptarët në Arizona dhe shkolla shqipe “Albanian Civic Center of Arizona”

by albnews
8 March, 2022
in Albania, Lajme rozë
0
14
VIEWS

Elonia Lasku themeluese, organizatore dhe sponsore e mësimit shqip dhe shkollës shqipe në Arizona të Amerikës “Albanian Civic Center of Arizona”, ka rrëfyer për “Diellin” organizimin e mësimit shqip në Arizona, aktivitetet patriotike, kulturore dhe edukative pranë “Albanian Civic Center of Arizona”, sfidat për ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar në mërgatën shqiptare të Arizonës në Amerikë.
HISTORIKU I SHKOLLËS SHQIPE “ALBANIAN CIVIC CENTER OF ARIZONA”
Shkolla Shqipe “Albanian Civic Center of Arizona” filloi mësimin rreth vitit 2008. Në fillim ishin 3 femijë: Abi B 6 vjeç, Nikolas K. 7 vjeç dhe Klevis L. 4 vjeç. Shkolla filloi aktivitetin në shtëpinë e Genta Botkës, mësuesja e parë ishte Marinela Konomi me iniciativën e Elonia Lasku, Marinela Konomi, Genta Botka hodhën një hap historik duhet thënë. Pastaj mbas nja 6 muajsh mësimi shqip vazhdoi në Aviano Community Center, Phx, AZ me fëmijët: Nikolas K, Altin e Elisabeth A, Marilyn e Kristian F, Bianca dhe Ambra M, Klevis e Andi L, ku mësuese ishin: Marinela Konomi dhe Fiqiret Zela. Nxënësit që iu bashkuan shkollës më vonë janë Enis V., Euron F., AmeliaF, Rinor G, Alban G, Emma e Besara P, Ana B, Viktorja B, Alma T, Ardita T, Amir D, Adrian D, Daniel D, Valza e Toska R, Anisa V, Ema dhe Era K. Arjana, Alexander, Domenic, Gabriela, Isabela, Eljana, Conner dhe Serana L, Josephine dhe Andersen, Corun, Aya, Emily, Skylar, Alex and Brady nga Pensilvania. Shkolla vazhdoi mësimin rrëgullisht me program gjithëpërfshirës përafërsisht deri ne 2013 dhe organizimi bëhej nga Elonia Lasku si mbështetëse kryesore. Përgjatë viteve 2013-2016 shkolla pushoi së funksionuari dhe ka rifilluar fuqishëm në gusht të vitit 2016 në zonën e Horizon Park Community Center, Scottsdale, Az me mësuese Fiqiret Zela, Doriana Pëllumbi, Xhesina Fidani. Organizatore dhe sponsor i dhomës dhe mjeteve materiale të mësimit për shkollën shqipe“Albanian Civic Center of Arizona” ishin Elonia e Arben Lasku dhe Doriana Pëllumbi. Fëmijët pjesëmarrës në këtë periudhë ishin Josef e Daniela K, Andi e Klevis L, Emma B, Tana, Siena e Anisa H, Rinor, Alban G, Euron F të cilët mësonin gjuhën e bukur shqipe 2 herë në muaj.
ORGANIZIMI I MËSIMIT SHQIP, KURRIKULA, TË VEÇANTAT E SHKOLLËS SHQIPE“ALBANIAN CIVIC CENTER OF ARIZONA”
Organizimi i mësimit shqip në shkollën shqipe “Albanian Civic Center of Arizona” bëhej i miratuar në detaje prej organizatorëve dhe ishte një program shumë solid që ndihmonte nxënësit për mësimin e gjuhës sonë amtare, historisë dhe për argëtim. Programi përmban: 1)Himni i Flamurit, 2) Mësimi i abetares 1 orë 10:30-11:30am Fiqiret Zela, 3) Punë dore 1/2 ore 11:30-12pm Doriana Pëllumbi, 4) Valle popullore/ shah, basketboll 1 orë 12-1pm, Xhesina Fidani. Mbas mësimit fëmijët hanë drekë së bashku (sponsorizim nga Arben dhe Elonia Lasku). Mësimi shqip në vitin 2017 u zhvendos në ambjentet e Club House Aviano. Programi mësimor ishte i njëjtë 10:30-1pm. Numri i fëmijëve u rrit deri në 15 veta falë mbështetjes së sponsorëve, rritjes së interesit dhe punës së palodhur të mësuesve.
GJUHA SHQIPE SI FORMË E IDENTITETIT KOMBËTAR
Në shkollën shqipe“Albanian Civic Center of Arizona” lëvrohet gjuha amtare dhe historia e Shqipërisë nga pellazgët, ilirët, arbërit dhe shqiptarët e sotëm. Etapat në të cilat ka kaluar kombi ynë e shteti ynë shqiptar është shumë i rëndësishëm për fëmijët tanë. Në shkollë trajtohen figura të shquara të kombit tonë e personalitete që kanë dhënë shumë për çështjen kombëtare shqiptare. Sipas moshave të nxënësve bëjmë edhe kombiminim e mësimit në mënyrë që çdo grupmoshë të marrë atë që meriton dhe atë që i nevojitet. Në vazhdojmë përgjatë gjithë kohës komunikimin direkt me prindërit duke i nxitur që ti sjellin fëmijët në shkollë, dhe njëkohësisht të bisedojnë dhe me të afërmit e tyre që kanë fëmijë të moshës shkollore. Është domosdoshmëri që të forcohet rrjeti apo lidhja shpirtërore apo atdhetare që vjen nëpërmjet mësimit shqip dhe organizimit të komunitetit tonë në dobi të fëmijëve tanë dhe të çështjes kombëtare e identitetit tonë kulturor.
SFIDAT E MËSIMIT SHQIP MES TEKNOLOGJISË, PANDEMISË DHE VËSHTIRËSIA E FËMIJËVE ME DY GJUHË
Gjatë pandemisë globale në vitin 2021 mësimi u zhvillua në platformën dixhitale zoom. Pedagoge Linda Mëniku e drejtoi mësimin nga Tirana së bashku me Znj. Fiqiret Zela. Gjatë gjithë kohës ne nxisim prindërit që të flasim shqip në shtëpitë e tyre në mënyrë që nxënësit ta vazhdojë mësimin edhe në shtëpi jo vetëm në klasë. Në pandemi dhe në çdo kohë është një sfidë shumë e vështirë mësimi i shqipes por me këmbënguljen e prindërve po përparojmë shumë në këtë drejtim. Falë punës së jashtëzakonshme të mësuesve dhe neve si organizatorë, kemi krijuar një lidhje të fortë dhe mësimi i gjuhës shqipe në Arizona po krijon një traditë të qëndrueshme dhe shumë rezultative për të ardhmen.
GJUHA SHQIPE SI TRASHËGIMI SHPIRTËRORE DHE IDENTITARE KOMBËTARE
Gjuha shqipe është trashëgimi shpirtërore dhe identitare kombëtare e popullit shqiptar. Është domosdoshmëri që kjo gjuhë e bukur e shenjtë dhe e shtrenjtë tu trashëgohet bijëve e bijave tanë. Nëse nuk ruajmë gjuhën do shuhemi si komb. Investimi për gjuhën shqipe është investim për kombin. Të gjithë ne si patriotë dhe Institucionet përgjegjëse si në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të përkrahin nismat që ruajnë gjuhën dhe identitetin tonë kultuor e kombëtar. Përgjatë orëve mësimore në shkollën shqipe “Albanian Civic Center of Arizona” gjithmonë mundohemi që të ngrejmë lart krenarinë tonë kombëtare duke folur për lashtësinë e Shqipërisë dhe të gjuhës shqipe si dhe për figura të shquara të kombit shqiptar në botë që frymëzojnë çdo shqiptar.
KUSH JANË MËSUESIT E SHKOLLË SHQIPE?
Shkolla shqipe “Albanian Civic Center of Arizona” në Arizona është themeluar, ka ekzistuar dhe forcohet çdo ditë falë punës dhe përkushtimit të investitorëve, mbështetësve dhe punës së shkëlqyer të mësuesve: Elonia Lasku DDS që është dentiste me klinikë private në Amerikë. Fiqiret Zela mësuese e përkushtuar edhe pse në moshe 85 vjeçare ka 35 vjet në arsim. Doriana Pellumbi – e specializuar në administrim të zyrave mjekësore. Xhesina Fidani – studente në degën farmaci. Në 2018 shkolla shqipe është e regjistruar me IRS si “Albanian Civic Center of Arizona” si organizatë non for profit. Shkolla është pa pagese për nxënësit që nga fillimi i saj. E ardhmja e shkollës shqipe në Arizona duket shumë premtuese dhe ne shpresojmë të zgjerojmë mundësitë për fëmijët tanë, numrin e nxënësve dhe mbi të gjitha kushtet për një mësim sa më dinjitoz dhe tërheqës në shërbim të gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare.

Previous Post

Urbanët në kolaps, paralajmërohet dyfishim i biletës, në rrugë gjysma e flotave

Next Post

NATO: Lufta del jashtë kontrollit nëse shkon përtej Ukrainës

albnews

albnews

Related Posts

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE
Albania

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor
Albania

PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor

9 May, 2025
VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia
Albania

VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia

9 May, 2025
Next Post
NATO: Lufta del jashtë kontrollit nëse shkon përtej Ukrainës

NATO: Lufta del jashtë kontrollit nëse shkon përtej Ukrainës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2376 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM