Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

13 mars 2026 – Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, foli këtë të premte në komision parlamentar sa i takon situatës në Lindjen e Mesme dhe masat që janë marrë për shqiptarët që ndodhen në rajon në këto kohë lufte.

Deklaroi se Ministria, e cila tanimë ka një shtab të posaçëm, ka kontaktuar personalisht me 2 512 shtetas.

“Një për një, emër për emër”, theksoi ai, duke shtuar se 543 shqiptarë kanë leje qëndrimi të përkohshme dhe 2 962 jetojnë e punojnë në rajon.

Bëri me dije se 138 persona kanë pasur interes për t’u larguar prej atje.

“Do mundohemi të organizojmë transportin e tyre nga një vend në tjetrin. Me shumë shtetas që u gjendën në atë moment në Izrael, për t’i çuar në një aeroport që u hap enkas në Egjipt. Janë larguar individualisht 45 shtetas, me asistencën e vendeve të tjera. Është praktikë e përhershme, kur ka pasur vende të lira. 17 shtetas janë kthyer në këtë formë”, u shpreh Hoxha.

“Përfaqësitë tona kanë kontaktuar në mënyrë aktive qytetarët shqiptarë të regjistruar në zonat e prekura, kanë organizuar procesin e regjistrimit vullnetar, kanë ofruar në menyrë të vazhduar udhëzime për largimin nga zonat e rrezikut dhe duke koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë për mundësi evakuimi.

Përmes këtij koordinimi janë asistuar dhe udhëzuar qindra shtetas shqiptarë për t’u larguar nga zona e konfliktit, ndërsa një pjesë e tyre janë larguar individualisht ose përmes kanaleve të sigurta të transportit. Paralelisht, MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike kanë bashkëpunuar me vendet partnere dhe shtetet fqinje për të mundësuar përfshirjen e shtetasve shqiptarë në operacionet e evakuimit të organizuara nga këto vende, duke siguruar kështu alternativa të sigurta për largimin e tyre nga rajoni”, nënvizoi ministri.

Duke njoftuar se ka shtetas shqiptarë në Iran, shtet me të cilin nuk ruajmë raporte diplomatike, tha se është dashur një punë e vështirë për të ofruar ndihmë.

“Ministria e Jashtmë është në kontakt me Qendrën Ndërkombëtare të Emergjencave Civile për t’ju përgjigjur çdo situate. Përfaqësitë tona po regjistrojnë rezidentët…”

Sipas ministrit, ata që kanë qenë udhëtarë në rajon janë larguar thuajse të gjithë.

“Kemi shkurajuar udhëtimet në këto zona, kishte nga ata që kishin prerë biletën, kishin paguar paratë për të udhëtuar në Egjipt, kemi qenë shumë të ndjeshëm për ti shkurajuar.”

Pavarësisht se Shqipëria është vend kandidat, nënvizoi kontaktin e vazhdueshëm me Qendrën e Emergjencave të BE-së.

Me Bashkimin Europian, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara natyrisht…Kemi ndjekur me shumë vëmendje komunikimet që kanë bërë ata, duke qenë para e interesuar, e përfshirë. Kemi një qëndrim të qartë, mbështesim sigurinë kolektive, por i kemi kërkuar Iranit, jo sot e dje, por kemi qenë ndër vendet pararojë në çdo mbledhje për Iranin”, tha për koordinimin me partnerët ndërkombëtarë.

Share This Article