“Shqiptarët nuk duan Asociacionin”, Vuçiç: Perëndimi më kërcënoi nëse nuk firmosim marrëveshjen me Kosovën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është kërcënuar me pasoja të rënda nëse nuk nënshkruan marrëveshjen përfundimtare me Kosovën. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin serb, ku ishte i pranishëm për të folur rreth tensioneve në Kosovë, Vuçiç tregoi kërcënimet që sipas tij kishte marrë.

“Citoj: Zoti President, nëse puna për këtë nismë (plani ndërkombëtar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën) dhe zbatimi i kësaj nisme nuk pranohen, do të përballeni, citoj, së pari me pezullim të negociatave për anëtarësim me BE-në, do t’ia shpjegon njerëzve çfarë do të thotë kjo. Së dyti, jo vetëm ndërprerje të investimeve të mëtejshme nga Perëndimi në Serbi, por edhe me tërheqjen e investimeve nga vendi juaj. Dhe së treti do të ketë masa të tjera që do të tregojnë sesi duhet të përfundojnë ata që nuk bien dakord me BE-në”.

Presidenti serb tha ndodhet në pozitë të vështirë. “Nga një anë duhet të ndihmojmë njerëzit tanë në Kosovë. Nga ana tjetër duhet të shmangim dënimin e ndëshkimin dhe të kujdesemi për interesat tona kombëtare. Është rënë dakord që të vijohet me detyrimet nga marrëveshja e Brukselit, që është formimi i bashkimi i komunave serbe. Siç e shihni, shqiptarët nuk duan ta zbatojnë këtë”.

Share This Article