ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut? 2 minutes ago
Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri 4 minutes ago
Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës 6 minutes ago
Milani i ofron zyrtarisht Maignan kontratën me pagën më të lartë të grupit 8 minutes ago
Zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale, qëllohet për vdekje gazetari në Peru 10 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët për të hyrë me gomone në Britani në janar-shtator 2022

albnews by albnews
3 February, 2023
in Albania, UK
0
Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët për të hyrë me gomone në Britani në janar-shtator 2022
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ergysi një djalë i ri nga Mati, i cili më parë po punonte në Itali, harxhoi 5000 mijë euro nga kursimet që i mbante në një bankë Shqiptare për të kaluar me gomone nga Franca në Britani, për t’u bashkuar me bashkëmoshatarët e tij nga Shqipëria, të cilët tashmë ndodhen në Londër.

Ai tha se pagoi me 3500 paund trafikantët për të kaluar kanalin e Lamanshit në prill të vitit 2022.

RelatedPosts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Atë dite janë nisur nga Franca 12 gomone për në Britani. Në gomonen tonë ishim 70 veta. Kishte edhe gra, madje ishin edhe dy fëmijë të vegjël. Gati 60 ishim shqiptarë. Varkën e drejtonte një moshatari im (30 vjeç) nga Shkodra. Ky orientohej me “google ofline”, ishte shume i mirë se na çoi për 3 ore e gjysmë. Ne ishim me fat pasi të tjerët kanë qëndruar edhe 24 orë në ujëra pasi nuk kanë ditur të orientohen. Gjithë kohës na shoqëronte një dron. Të gjithë paguanin 3500 paund. Na thanë se gjatë 2021 ka qenë pak më lirë, por duke qenë së kërkesat nga shqiptarët u rritën shumë më 2022 edhe çmimet janë rritur”.

E zgjodha këtë mënyrë pasi kamioni kushton shumë tani, ka kapur 25 mijë paund. “kaq ka paguar një kushëriri im që e ka fobi ujin” tha Ergysi.

Një rrjet i jashtëligjshëm emigrimi nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe po e varfëron çdo e më shumë vendin nga kapitali njerëzor, por përveç kësaj të larguarit marrin më vete shuma të mëdha parash shumica ë të cilave shkojnë për të paguar trafikantët.

Mediat britanike dhe statistikat zyrtare mbi emigracionin tregojnë se në 9 mujorin e vitit 2022, janar-shtator kërkuan azil në Britani mbi 13 mijë shqiptare, ku 11 mijë prej tyre hynë me gomone.

Pagesa mesatare për kalim ka qenë nga 3-4 mijë paund për person në varësi të ditëve.

Duke marrë në konsideratë raportimet zyrtare për emigrantët shqiptare që hynë me gomone në Britani dhe pagesat për person, trafikantët kanë përfituar rreth 38.5 milionë paund (43 milionë euro) pagesa vetëm nga emigrantët shqiptare për 9 mujorin 2022.

Të dhëna më të detajuara nga qarqet me emigracion të lartë drejt Britanisë tregojnë se të rinjtë shpesh përdoren e edhe kanalet e kredisë për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.

Në qarkun e Kukësit agjencitë e mikrokredisë u përballen me një kërkesë jo të zakonte për kredi që u përdoren për emigrim. Ky shërbim ka funksionuar pasi shumë prej tyre kanë shlyer huanë pas ikjes.

Në raste të tjera shumat janë siguruar me borxh nga afërmit, me kursime nga puna, por kishte edhe një mënyrë tjetër financimi, pohon Drini një nga shumë të rinj e larguar. Ai tha se shpesh për të rinjtë paguan rrjeti i kultivimit të shtëpive të barit.

Drini, një i ri nga Tropoja, tha se punoi gati tre muaj në shtëpitë e barit në Londër deri sa shleu detyrimin dhe tani ka zgjedhur të fokusohet në një pune të ligjshme. Drini kishte mbaruar studimet e larta në Tiranë por e pati të pamundur të gjejë një punë që të paguhej mbi 50 mijë lekë në Tiranë. Kjo shumë sipas tij ishte e pamjaftueshme për të nisur jetën./monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut?

Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut?

28 December, 2025
Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

28 December, 2025
Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

28 December, 2025
Milani i ofron zyrtarisht Maignan kontratën me pagën më të lartë të grupit

Milani i ofron zyrtarisht Maignan kontratën me pagën më të lartë të grupit

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result