ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 15 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 15 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 17 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 17 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 17 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqiptarët po i besojnë gjithnjë e më shumë Euros

albnews by albnews
19 August, 2022
in Albania
0
Shqiptarët po i besojnë gjithnjë e më shumë Euros
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqiptarët po i besojnë gjithnjë e më shumë Euros si monedhë për të mbajtur kursime dhe për të kryer transaksione ekonomike.

Nëse rritja e depozitave bankare në Euro është një tregues i qartë dhe i prekshëm në vitet e fundit, një vrojtim i Bankës Qendrore të Austrisë tregon se vitin e kaluar është rritur edhe mbajtja e parasë fizike në Euro dhe niveli i përgjithshëm i indeksit të Euroizimit të ekonomisë.

RelatedPosts

Dosja e SPAK për AKSHI-n, Meçe tregon orët e rrëmbimit: Më thanë do të vrasim ty, grua, motër e nënë nëse bën denoncime

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

E rrallë/ Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Indeksi i Euroizimit është një tregues i përgjithshëm i shkallës së Euroizimit të ekonomive të Europës Qendrore dhe Juglindore, i ndërtuar duke kombinuar të dhëna mikro të vrojtimit që lidhen me mbajtjen e parasë fizike në Euro, si edhe me të dhënat makro të depozitave në valutë të individëve sipas formulës: [para fizike (cash) në Euro për frymë + depozitat në valutë për frymë] / (totali i parasë fizike për frymë në qarkullim+totali i depozitave për frymë).

Referuar këtij indeksi, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, shkalla e Euroizimit të aseteve të individëve, në terma absolutë, varion nga nivele mesatare deri në të larta për disa vende të rajonit.

Bazuar në rezultatet e fundit, niveli i Euroizimit gjatë vitit 2021 është rritur për 6 nga 10 vendet e shqyrtuara, kryesisht si rezultat i rritjes së mbajtjes së parasë fizike në Euro, një dukuri e shprehur më së shumti në vendet e rajonit, ku kryeson Maqedonia e Veriut, ndjekur nga Serbia dhe Shqipëria. Për Shqipërinë, shuma e parasë fizike për frymë që mbahet nga individët në Euro është rritur, duke u rikthyer në nivele të ngjashme me mesataren e vitit 2011-2012.

Po ashtu, edhe preferenca e individëve për të ruajtur kursimet në Euro është rritur, duke bërë që indeksi i Euroizimit të prekë nivele disi më të larta krahasuar me mesataren historike.

Në lidhje me nivelin e besimit ndaj monedhës vendase, se ajo do të jetë e qëndrueshme dhe e besueshme në pesë vitet e ardhshme, rezultatet e vrojtimit për Shqipërinë kanë shënuar rënie gjatë 2021.

Po ashtu, kur të intervistuarve u kërkohet të krahasojnë Euron dhe monedhën vendase për sa i përket besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë në të ardhmen, individët më së shumti vijojnë të vlerësojnë më shumë monedhën Euro. Kjo tregon se vlerësimi i stabilitetit dhe besueshmërisë së Euros është më i lartë në krahasim me monedhën vendase.

Për vitin e kaluar, Shqipëria shënoi rezultatin më të lartë të hendekut mes Euros dhe monedhës vendase, krahasuar me të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Një vrojtimin e fundit gjithashtu vërehet rritja e përqindjes së të anketuarve shqiptarë që planifikojnë të marrin kredi në monedhë të huaj brenda vitit të ardhshëm.

Kjo vlerë është më e larta për të gjitha vendet e anketuara, duke përjashtuar Kroacinë, e cila planifikon të hyjë në Eurozonë dhe të përdorë monedhën e përbashkët Euro prej 1 janarit 2023. Sa i përket besimit të individëve që depozitat e tyre në sistemin bankar janë të sigurta, Shqipëria vijon të shënojë kuotat më të larta krahasuar me vendet e tjera, dhe ky besim ka ardhur në rritje gjatë vitit të fundit./monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result