Emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar janë bërë një temë “e nxehtë” në ishull jo vetëm mes konservatorëve dhe laburistëve, po mbi të gjitha ka pushtuar faqet e para të mediave.
Së fundi, ka qenë komentatorja e krahut të djathtë Sophie Corcoran ajo që ka kthyer në vëmendje çështjen e emigrimit masiv, por ka marrë një koment të papritur.
“Kur në vendin tonë hyjnë ilegalisht 40.000 burra kryesisht shqiptarë, Nëse nuk është pushtim, çfarë është?”, shkruan ajo në një postim në Twitter.
Asaj i është përgjigjur Leka Zogu, për t’i treguar Corcoran se në fakt ka një perceptim të gabuar.
Për Leka Zogun, integrimi i shqiptarëve në shoqërinë e Mbretësisë së Bashkuar është një përmirësim për shoqërinë britanike dhe jo e kundërta.
Kjo përgjigje e Leka Zogut ka marrë vlerësime nga shumë shqiptarë, të cilëve ai nuk ka nguruar t’u përgjigjet.
Ai shkruan se ndihet i shqetësuar nga fenomeni:
“Shumica e shqiptarëve që largohen janë nga e djathta.
Prioriteti im është mirëqenia e atyre familjeve që po përballen me të panjohurën teksa largohen nga Shqiperia.
Nuk jam dakort që të ikin, por jam i ndjeshëm”.