Blerja me para në dorë është një fenomen i zakonshëm në Shqipëri por me kosto për ekonominë.Sipas Bankës së Shqipërisë 96% e konsumatorëve realizojnë pagesa me para cash.
Ky është një shqetësim i ngritur nga institucionet financiare në vend pasi nje veprim i tille ndikon në nivelin e ekonomisë informale.Edhe pagesat e bizneseve me para në dorë mbeten të larta dhe llogariten mbi 66 % të totalit.
Një situatë e tillë vjen si rezultat i një niveli të ulët të kulturës financiare dhe numrit të ulët të personave madhorë që kanë një llogari ,mungesa e produkteve të ndryshme të pagesave të disponueshme në vend që mund t’i bënte këto instrumente tërheqëse por edhe si pasojë e një mundësie të kufizuar shërbimi apo pranimi të pagesave elektronike.Në Shqipëri vetëm 40% e popullsisë në moshë madhore që kanë një llogari transaksioni me një bankë.\
Në rajon dhe në Europë normat e zotërimit të llogarisë janë mbi 70% të popullsisë në moshë madhore duke e renditur Shqipërinë me nivelin më të ulët të llogarive . Kjo varësi e lartë nga paraja fizike ka ndikime të konsiderueshme jo vetëm për përdoruesit por edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi.Rezulton se paraja fizike,instrumenti më i përdorur, i kushton ekonomisë shqiptare rreth 1.7% e PBB.
Pagesat elektronike në Shqipëri janë rritur gjatë viteve të fundit,por ende nuk përdoren në masë. Ndërkohë tashmë, për shkak të situatës së pandemisë, muajt e fundit kanë shënuar një ndryshim të shpejtë në sjellje që ka kontribuar në një rritje të beftë të përdorimit të instrumenteve të tilla por përsëri mbeten larg objektivave.
Tashmë banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një nismë për të nxitur pagesat elektronike duke ndërhyrë si fillim në rritjen e ndërgjegjësimit dhe kulturës financiare te qytetarët por edhe në zgjerimin e pikave të aksesit./Abcnews/