Shqiptarët zgjedhin sot kryetarët e bashkive. Probleme me identifikimin elektronik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqiptarët votojnë sot për të zgjedhur kryetarët e  61 bashkive të vendit dhe përbërjet e reja të këshillave bashkiakë, 3222 anëtarë.

Në 10% e qendrave të votimit janë vërejtur problematika me pajisjen e identifikimit elektronik, prandaj KQZ ka urdhëruar që në këto QV të vijohet identifikimi manualisht.

Në orën 10:00 kreu i KQZ deklaroi se në 532 QV, nga 5213 gjithsej, nuk funksionon pajisja e identifikimit elektronik.

Deri në orën 10:00 kanë votuar 8.08% e votuesve.  Në këto zgjedhje vendore janë 3.650.550 shtetas shqiptarë me të drejtën e votës.

Share This Article