Bayern Munchen ka bërë detyrën duke mundur 3-0 Bochum, ndërkohë që për bavarezët bëri debutimin e tij edhe 17-vjeçari me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic.
Talenti i ri, prindërit e të cilit janë nga Prizreni dhe që luan me ekipet zinxhir të Gjermanisë, u aktivizua në minutën e 77, duke zëvendësuar Sane.
Sa i përket ndeshjes, golat për Bayern u shënuan nga Thomas Muller, Kingsley Coman dhe Serge Gnabry, me 11-metërsh.
Me këtë fitore, Bayern ruan kryesimin me 43 pikë, i ndjekur nga Borussia Dortmund, me 40.