Shqiptari Abazoviç në krye të institucioneve malazeze, merr këto ministri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kur mbeten vetëm pak ditë nga konfigurimi i qeverisë së re në Malin e Zi, mediat e vendit fqinj kanë deklaruar se Dritan Abazovic do të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Sipas mediave malazeze, Abazovic do të mbajë dikasteret e Sigurisë; Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret.

Kreu i partisë “Ura” Dritan Abazovic arriti të marrë 4 mandate në zgjedhjet parlamentare, duke u kthyer në një faktor të rëndësishëm në formimin e koalicionit qeverisës në Malin e Zi.

Dritan Abazovic, i lindur në Ulqin nga një familje shqiptare, nxiti mjaft debat në komunitetin shqiptar për faktin se në një intervistë televizive pati theksuar prejardhjen serbe të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Në fund të vitit të shkuar mori gradën doktor shkencash në Universitetin e Sarajevës, ndërsa pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, kontribuoi në grumbullimin e ndihmave nga Mali i Zi duke vizituar personalisht Durrësin.

Share This Article