Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm, vrau gruan me 16 goditje thike

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shqiptar nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm në Austri.

60-vjeçari u shpall fajtor nga Gjykata e Innsbruck-ut pasi në nëntorin e vitit të kaluar e kishte mbytur gruan e tij 50 vjeçare duke e goditur 16 herë me thikë.

Burri e ka pranuar fajësinë para gjykatës.

Ai tha se e ndjera grua e tij e kishte detyruar atë të hante supë në mëngjes dhe kishte folur keq për vajzat e tij nga martesa e mëhershme.

60-vjeçari theksoi se kjo e kishte shtyer të dilte nga kontrolli, shkruajnë mediat austriake.

Mjeku ligjor Walter Wahl, tha se shqiptari pas kishte kryer të aktit makabër ka dalë për të shëtitur në qytet dhe e kishte lënë të plagosur bashkëshorten në banesë.

Wahl tha se për shkak të mos dhënies të ndihmës së shpejtë, ajo ka ndërruar jetë.

Sipas tij pas një orë e gjysmë, kosovari kthehet në objektin ku banonte dhe i bie ziles së fqiut.

Atë e njoftoi për rastin dhe i kërkoi të thërriste policinë, raportojnë mediat austriake.

Gjyqtarja Helga Moser, e ka shpjeguar në vendimin e saj se brutaliteti i tepruar i aktit, pra goditja e disahershme me thikë, ikja nga vendi i ngjarjes dhe mosofrimi i ndihmës për të shpëtuar jetën e të plagosures, kanë qenë arsyet rënduese në masën e dënimit me burgim të përjetshëm.

Vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi.

Share This Article