Shqiptari hero, shpëton 5 fëmijë në Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e pazakontë ka befasuar opinionin publik në Greqi, ku një shqiptar është kthyer padashur në hero.

Ai telefonoi menjëherë policinë pasi gjeti në mes të rrugës një fëmijë rreth një vjeç.

Incidenti ndodhi në Aspropyrgos. Forcat e rendit mbërritën me urgjencë në zonë, por teksa po tentonin të gjenin prindërit e fëmijës, u përballën me një skenar edhe më të rëndë, raportojnë mediat nga Tirana.

Ata dëgjuan të qara e klithma që vinin nga një makinë aty pranë, ku gjetën edhe një tjetër fëmijë në sedilje, si dhe tre të mitur të mbyllur në bagazh.

Menjëherë ka nisur një hetim për rastin, i cili bëri jehonë në mediat vendase që theksuan faktin se ka qenë shqiptari ai qe dha alarmin, duke bërë të mundur që fëmijët të ndihmoheshin në kohë. Ata janë dërguar në spital ku u kontrollua gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa u ngrit një padi për neglizhencë dhe braktisje të miturish.

Share This Article