Shqiptari i cili jeton i vetëm në ishull

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ishulli Tongo ndodhet në skajin më jugor të vendit, aty ku ndodhet dhe kufiri fundor me Greqinë, në të cilin jeton vetëm një banor. Përparimi, i cili është zhvendosur prej afro 15 vitesh në këtë ishull, tregoi për gazetaren Irini Meçe në “Edicioni Veror” se si vendosi të jetonte të këtë vend.

Ai tha se jeton i vetëm pasi nuk ka të afërm ndërsa me gruan është divorcuar, për të cilën pati dhe një mesazh. “Merrem me peshk, mbjellim zarzavate. Familjarët më kanë vdekur, me nusen jam ndarë. Ishalla më dëgjon, uroj të jetë mirë.”, tha ai.

Ndër të tjera, ai e cilësoi veten si Robinson Kruzo në ishull pasi nuk ka asnjë kusht. “Nuk kam televizor. Nuk kemi asgjë, as ujë për të pirë, kam një panel të vogël karikojmë telefonin. Presim të bëhet më mirë. Robinson Kruzo në ishull.”, tha ai. 

Share This Article