Shqiptari i dënuar në Angli për drogë, sekuestrohen toka me vlerë 500 mijë dollarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria Lezhë njoftoi të hënën sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të Gjovalin Kozhutës, një shtetas i dënuar nga autoritetet angleze për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Kozhuta dyshohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” nga autoritetet shqiptare. 

Në përfundim të hetimeve paraprake u vendos sekuestroja preventive për pasuritë e të pandehurit dhe familjarëve të tij, kapin një vlerë prej 500 mijë euro, pasi dyshohet se janë krijuar nga veprimtaria kriminale. 

  • Pasuri në zonën kadastrale me nr.2180, Lezhë me sipërfaqe 400 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Z.K. ( Tokë arë);
  • Pasuri në zonën kadastrale me nr. 1987, Lezhë me sipërfaqe 80 m2, e rregistruar në emër të shtetasit Z.K. (Apartament);
  • Pasuri në zonën kadastrale me re.1986, Lezhë me sipërfaqe 94.2 m2, e rregjistruar në emër të shtetases P. K. (Apartament);
  • Pasuri në zonën kadastrale me nr. 2569, Lezhë me sipërfaqe 53.29 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);
  • Pasuria në zonën kadastrale me nr. 1986, Lezhë me sipërfaqe 66.64 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);
  • Pasuria në zonën kadastrale me nr.1587, Lezhë me sipërfaqe 48 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);
  • Pasuria në zonën kadastrale me nr. 8602, Vlorë me sipërfaqe 72 m2, e rregiistruar në emër të shtetasit Gj.K.;
  • Pasuria në zonën kadastrale me nr.8220, Tiranë, me sipërfaqe 106.3 m2, e rregjistruar në emër të shtetasve GJ.K. dhe P.R. (Apartament);
  • Automjet Mercedez Benz, tip ML, në pronësi të shtetasit e Z.K.
Share This Article