Shqiptari i droguar humb kontrollin e mjetit, vdes gruaja e tij! Foshnja disa muajshe në gjendje të…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 22-vjeçar shqiptar, i identifikuar si A.H., ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte. Si pasojë e aksidentit, gruaja e tij, Mariagrazia Bedin, 24 vjeçe, ka ndërruar jetë.

Në automjet ndodhej gjithashtu foshnja e çiftit, vetëm gjashtë muajsh, dhe motra e A.H., të cilët tani ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Sipas raporteve nga mediat italiane, A.H. ka rezultuar nën efektin e alkoolit dhe drogës pas testimeve. Ai është arrestuar nga policia italiane dhe akuzohet për “vrasje me automjet”. Për momentin, ai ndodhet në arrest shtëpie.

Mariagrazia Bedin, e reja që humbi jetën në aksident, ishte nëna e tre fëmijëve të vegjël. Ngjarja ka lënë një ndikim të thellë në komunitet dhe tek familjarët e saj.

Share This Article