Shqiptari kapet brenda serës me 8.000 bimë marijuane në Granada

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar gjatë një operacioni të Gardës Civile spanjolle në zonën Camino de Turillas, të komunës Jayena.

Ai është gjetur brenda një sere gjigande ku kultivoheshin 8,000 bimë marijuanë, që janë asgjësuar përmes djegies.

Ky operacion shënon numrin më të madh të bimëve të kanabisit që janë sekuestruar në provincën e Grandas gjatë 2023.

Në momentin kur ndërhynë agjentët e policisë, pranë shqiptarit të arrestuar ndodheshin edhe dy persona të tjerë që ia dolën të arratiseshin.

Por Garda Civile është në gjurmët e tyre dhe nuk përjashtohet mundësia e arrestimit së shpejti.

Share This Article