Albania
Shqiptari me dy miniera ari në Afrikë dhe perandori i diamantëve me miliona euro fitim!
Historia e jashtëzakonshme e Baki Baliut, perandori shqiptar i diamanteve dhe i dy minierave të arit në Siera Leone, Afrikë.
Si ia doli Bakiu të bëhet nga saldator në tregtar ari? Për të gjitha këto, ndiqni rrëfimin në “Esencë” 21:00 me Eljan Taninin, në Report Tv.
Eljan Tanini: Baki, faleminderit që jeni sot me ne. Ju quajnë “Baki i Arit”. Pse?
Baki Baliu: Unë merrem me minerale të ndryshme në Afrikë dhe jetoj në Sierra Leone. Kam dy miniera ari atje dhe një staf të përhershëm që punon me mua. Fillimisht emigrova në Gjermani. Babai im ka punuar për 31 vjet në Minierën e Trepçës si minator. Në Gjermani mësova saldimin dhe punova si saldator. Më pas u lidha me një nga njerëzit më të fuqishëm në botë për diamant dhe ar. U bëra truproja i tij personal. Ai më porositi të mos shkoja në Afrikë, por unë nuk e dëgjova.
Eljan Tanini: Çfarë ndodhi më pas?
Baki Balliu: Në vitin 2014 kisha bërë ca para dhe krijova një kompani për riciklimin e gomave. Nga ato nxirrnim vaj dhe solar. Në fakt, teknologjia që kisha nuk e kishte askush tjetër në rajon. Por në Mitrovicë, pushteti më goditi dhe më mbylli fabrikën. U përballa me falimentim të madh. Atë humbje nuk e pranova, kështu vendosa të nis një jetë të re në Afrikë.
Një person vendas më ndihmoi shumë. Atje kam ndihmuar edhe popullsinë lokale. Në periudha të ndryshme kam pasur nga 20 deri në 400 punëtorë. Pagesa mujore është 300–350 euro, që për ta është shumë. Shteti është i fortë, nuk ka vjedhje. Licencën për minierë e mora përmes kryetarit të fshatit, pa mbështetjen e vendasve nuk bëhej dot asgjë.
Eljan Tanini: Sa kohë punoni gjatë vitit?
Baki Baliu: Vetëm 7 muaj. 3–4 muajt e tjerë janë me shi dhe toka bëhet e rrezikshme për punë. Unë tani jam numri 1 për miniera atje.
Në një vend gjejmë ar, në një tjetër diamant, por nuk ndodhin bashkë të gjitha sepse ka ditë që gjejmëm por ka ditë që gjejmë pak. Kemi 150 hektarë tokë dhe gërmojmë deri në 6 metra thellësi.
Eljan Tanini: Ka pasur raste që ju kanë vjedhur?
Baki Baliu: Jo, askush nuk vjedh aty. Siguria është e madhe dhe kam grupin tim të ruajtjes. Kam gjithmonë një roje personale 24 orë dhe kur transportoj ar, përdor 2-3 makina për siguri.
Eljan Tanini: Si e tregtoni arin dhe diamantet?
Baki Baliu: Një pllakë prej 10 gramësh ari 999 karat kushton rreth 1500 dollarë për gram. Një lingotë ari vlen rreth 80 mijë dollarë. Në zyrën time kam valixhe me lingota që ruhen në shtëpinë time të sigurta.
Kam një gur diamant natyral 248 karat, shumë i pastër dhe me vlerë shumë të madhe që nuk e shes. Diamantët natyralë kanë vlera të larta deri në 48 mijë dollarë. Ka edhe diamantë laboratorikë, por ata janë shumë më pak të vlefshëm.
Eljan Tanini: A është e vështirë tregtia e arit dhe diamantëve në Ballkan? Si e gjeni vendin ku duhet të gërmoni për ar?
Baki Baliu: -Po, sepse është e ngatërruar. Shitet një cilësi, por është diçka tjetër. Nuk ka pajisje të sakta për analizë. Më kanë gënjyer edhe mua për cilësinë e arit në Shqipëri dhe Kosovë. Kam pajisje të modifikuara që tregojnë saktë ku është ari. Vendasit gërmojnë në mënyrë artizanale, por ata nuk vjedhin.
Unë gjithashtu kam një lidhje të fortë me ta ku shpesh marr fëmijët e punëtorëve dhe të zonës, u gatuaj. Është kënaqësi e madhe për mua. Parasë i humbet vlera, arit kurrë. Vlera e arit në bursë është rritur nga 61 mijë në 80 mijë dollarë. Ari dhe diamanti janë siguri dhe energji e pastër.
Albania
Pagat e mjekëve dhe infermierëve, 135 euro më shumë për bluzat e bardha
Bluzat e bardha janë rikthyer sërish në vëmendjen e qeverisë. Në konferencën e fundvitit, kryeministri Rama njoftoi se do të ketë rritje pagash për mjekët dhe infermierët, duke thënë se paga parashikohet të rritet me 135 euro në muaj, sipas kategorive ndërsa do të përfshihet edhe njohja e vjetërsisë në punë dhe vlerësimi i saj në skemën e pagesës.
Por, kjo nuk është hera e parë që mjekët dhe infermierët kthehen në vëmendjen e qeverisë.
Në vitin 2017, për mjekët e urgjencës, reanimacionit, etj, paga u rrit me 18,000 lekë/muaj, ndërsa për infermierët dhe teknikët e laboratorit në urgjencë, pagat u rritën me 12 mijë lekë/muaj.
Ndërkaq, për mjekun e parë në qendrat spitalore universitare, pagat u rritën me 6,000–8,000 lekë për dhe 5,600–7,600 lekë për mjekun e dytë.
Një tjetër rritje prej 5% i aplikua në vitin 2018.
Në 2021, si mbështetje për pandeminë Covid-19, pagat e mjekëve dhe infermierëve u rritën me 40%, p.sh. paga mesatare bruto e infermierëve shkoi nga 50,890 lekë në 65,700 lekë.
Ngaa 1 korriku 2022 u aplikua rritja e paralajmëruar me 6%, ndërsa në 2023 u pasua me një tjetër rritje të komunikuar me 7%.
Në 2024, qeveria miratoi një paketë tjetër me efekt nga 1 korriku 2024, që u shoqërua me riformatim të skemës së pagave, duke shfuqizuar edhe skemën e vjetër të vitit 2011.
Këto ndryshime janë prezantuar në vite, si pjesë e masave për forcimin e sistemit shëndetësor dhe mbajtjen e burimeve njerëzore në shërbim, në një periudhë kur Shqipëria është përballur me presion të vazhdueshëm mbi stafet, sidomos në specialitete dhe shërbime kyçe.
Albania
Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat
Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015. Reforma e ndërmarrë 11 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.
Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 62 vjeç, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.
Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2026 duhet të ketë 39 vjet. E njëjta logjikë vlen edhe për gratë, të cilave paralelisht me moshën u rriten edhe vitet e vjetërsisë në punë. Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij. Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë.
Mosha e daljes në pension, në vitin 2026
Burra 65 vjeç
Gra 62 vjeç
Vjetërsia në punë
Viti 2025 38 vjet e 8 muaj
Viti 2026 39 vjet
Albania
Mbërrin në Rinas dhurata “VIP” e Erdogan për Ramën dhe qeverinë shqiptare
Qeveria e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ka vendosur që ti bëjë një dhuratë (avion), kryeministrit shqiptar Edi Rama. Më herët u raportua se ky avion i jepet qeverisë shqiptare në kuadër të një marrëveshjeje bilaterale dhurimi.
Sipas dokumentit të siguruar nga WebLajm, bëhet fjalë për një avion, modeli A319-115J – 1002, i cili mësohet se prej 29 dhjetorit 2025 Avioni i dhuruar nga Qeveria e Turqisë për Qeverinë Shqiptare është parkuar në Rinas. Siç është bërë me dije më herët, avioni është dorëzuar pa asnjë detyrim financiar nga ana e palës përfituese, ndërsa Turqia ka mbuluar kostot e transferimit.
Të dhënat e avionit: Airbus A319-115J, me moshë 26.4 vite, është njo model i prodhuar më datë 14.8.1999, regjistruar në fluturim në shkurt të vitit 2000. Sipas mediave turke, avioni i konfiguruar për përdorim qeveritar ka një vlerë prej 11.9 milionë dollarë. Avioni, i regjistruar me kodin TC-GVC, me numër serial 1002 dhe i prodhuar në shkurt të vitit 2000, mbetet i certifikuar për operime fluturimi.
Marrëveshjes së firmosur mes dy qeverive e përkatësisht nga pala jonë, Ministri i Mbeojties Pirro Vengu, parashikon:
-Pronësia e avionit i kalon plotësisht shtetit shqiptar
-Shqipëria merr përsipër kostot e mirëmbajtjes, operimit dhe sigurimit
-Avioni duhet të sigurohet sipas standardeve ndërkombëtare të aviacionit
-Përdorimi i tij parashikohet për qëllime zyrtare shtetërore
Sipas qeverisë turke kjo është “pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve”. Marrëveshja bilaterale thekson se dhurimi synon të përforcojë “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë” mes Turqisë dhe Shqipërisë, të vendosura fillimisht në kuadër të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 1992, me të dyja palët që shprehin dëshirën për t’i forcuar më tej këto lidhje përmes bashkëpunimit teknik dhe në fushën e mbrojtjes.
Marrëveshja pasqyron angazhimin e përbashkët të dy vendeve për të thelluar partneritetet institucionale në aviacionin civil, logjistikën e mbrojtjes dhe sektorë të tjerë strategjikë, ndërsa shërben gjithashtu si një gjest simbolik i mbështetjes së Turqisë për zhvillimin rajonal dhe përpjekjet e integrimit të Shqipërisë, thuhet në të.
-
Albania3 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK6 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania6 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania1 week agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK3 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK1 week agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports5 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
