ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla 5 hours ago
Trump thotë se nuk dëshiron somalezë në SHBA, ndërsa ICE planifikon operacion në Minesota (video) 5 hours ago
Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet 5 hours ago
Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE 7 hours ago
Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqiptari në ushtrinë e Ukrainës i gatshëm për luftë me Rusinë

albnews by albnews
24 January, 2022
in Albania, Bota
0
Shqiptari në ushtrinë e Ukrainës i gatshëm për luftë me Rusinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Emanuel Bazanji ka shërbyer për disa vjet në ushtrinë e Shqipërisë në batalionin e këmbësorisë.

I dha fund karrierës ushtarake në Tiranë, por prej dy vitesh e vazhdon atë si pjesë e ushtrisë të Ukrainës.

RelatedPosts

Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit

Në një intervistë, ai tregon përse e mori vendimin të rreshtohet me ushtrinë e këtij vendi, i cili plot ankth pret nga momenti në moment të sulmohet prej Rusisë.

“Jemi gati edhe me ndihmën e aleatëve të përballojmë çdo sulm të rusëve”, tha Bazanji.

Ai tregon se është pjesë e rregullt e ushtrisë së Ukrainës, përkatësisht forcës tokësore, brigadës së motorizuar.

Bazanji tregon se në radhët e ushtrisë së Ukrainës ka pjesëtare nga 27 vende të botës. Na Ballkani, ka prej shteteve si Kroacia, Sllovenia e Mali i Zi.

Atij i ka rënë të takohet në ushtri edhe me shqiptarë, të lindur e të rritur në Ukrainë. Në këtë vend jeton një komunitet i madh me origjinë shqiptare.

“Dua të nënvizoj faktin që ne jemi në një repart i rëndësisë së veçantë, pjesë elitare e ushtrisë së Ukrainës. Është klasifikuar si repart i operacioneve speciale, pasi është ndër repartet më të vjetra që ka Ukraina. Tani pjesa më e madhit e grupit janë nga forcat speciale amerikane, britanike përfshi Navy Seals, Say apo Green Berets”, shtoi ai.

Sipas tij, është çështje orësh apo ditësh deri te sulmi rus mbi Ukrainën.

Ka folur edhe për frikën që po mbretëron te popullata ukrainase.

“Është një frikë shumë e madhe. Nuk flas këtu për aspektin e ushtarakëve. Ne jemi këtu. Kemi një detyrë. I kemi dhënë një premtim qeverisë ukrainase, sepse jemi të gjithë me dokumentacion, kontrata. Jemi një pjesë e këtij vendi për ta ndihmuar”, u shpreh ai.

Bazanji vlerëson se ushtria ukrainase është shumë më e fortë se që mendohet. Ai ka bindjen se ky vend mund të mbrohet nga një agresion i mundshëm rus.

“Sot që flasim, Ukraina dhe ushtria e saj i ka kapacitetet për t’u mbrojtur. Jam shumë i sigurt që me ndihmën e amerikanëve, britanikëve dhe aleatëve të tjerë, përmes të cilëve jemi ndihmuar kohët e fundit, përfshi mbështetje politike përmes sanksioneve ndaj Rusisë nga vendet e Evropës dhe SHBA-së, Ukraina është e aftë ta përballojë një sulm të plotë. Kjo duke marrë në konsideratë se çfarë asetesh kemi, vend strehime moderne për popullsinë. Është një strukturë e mirë-organizuar për këtë luftë, sepse ka përgatitje gjatë këtyre 8 viteve të fundit për më të keqen. Është diçka shumë e mirë që i kemi këto asete dhe aftësi për t’u mbrojtur”, pohoi ai.

Image
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla

Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla

3 December, 2025
Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

Trump thotë se nuk dëshiron somalezë në SHBA, ndërsa ICE planifikon operacion në Minesota (video)

3 December, 2025
Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet

Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet

3 December, 2025
Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result