Është vetëm 21 vjeç, por Arbër Xhekaj ka fituar menjëherë zemrat e amerikanëve në sportin e hokejt.
Ai ishte një debutues në NHL, 3 ditë më parë, por u përball aty me Zack Kassian, 31-vjeçarin e urryer nga fansat e këtij sporti.
Gjatë ndeshjes, në një moment tensioni mes të dyve, shqiptari gjaknxehtë heq dorezat dhe grushton kundërshtarin, i cili përfundoi i shtrirë.
Stili i tij agresiv i lojës, por edhe dueli i fundit, ka bërë që lojtari shqiptar i Montreal të kthehet menjëherë në sportistin më të pëlqyer në NHL.