Shqiptari që po tregon suksese në biokimi – ftohet në takimin e nobelistëve në Gjermanisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqiptari nga Kosova i cili po tregon suksese në fushën e biokimisë Fatlum Hajredini, është ftuar që të marrë pjesë në takimin e nobelistëve të shkencës në Lindau të Gjermanisë.

Ai ka marrë ftesë për takimin e nobelistëve që mbahet një herë në vit falë punës së tij shkencore, ka bërë pesë publikime shkencore në revista prestigjioze shkencore.

Fatlumi ka mbrojtur temën e doktoraturës në biokimi, nga departamenti i biokimisë në City University of New York (CUNY).

Studimet e mjekësisë i ka filluar në Universitetin e Prishtinës, pastaj ka vazhduar në New York, ku pas studimit bachelor ka avancuar direkt si kandidat për doktoraturë.

Fatlum Hajredini është një kuadër me perspektivë dhe premtues në fushën e shkencës së biokimisë.

Share This Article