Connect with us

Albania

Shqiptari shkencëtar në Amerikë, drejt rrugës për ilaçin për kancerin e zorrës së trashë

Published

on

Kevin Dervishi është nga ata të rinjtë shqiptarë që na bën të ndihemi krenar si popull me arritjet e tyre.

Një shkencëtar premtues, i cili jep shpresë për njerëzit me kërkimet e tij në fushën e bioteknologjisë mjekësore, në gjenetikën e kancerit.

Së fundmi Kevin ka përfunduar studimet e doktoraturës në Harvard ku fusha e tij e kërkimit ka qenë pikërisht për kancerin e zorrës së trashë.

28 vjeçari ka arritur të studionte mutacionin gjenetik që shkakton këtë lloj kanceri për t’i hapur rrugë kështu trajtimit të dedikuar të pacientëve.

Kevin po ecën në hapat e familjes së tij, ku gjyshi i tij Qevqep Kambo ka qenë ndër njerëzit e pakët të vyer që kanë kontribuar në fushën e shkencës në Shqipëri.

Nëna e tij, gjithashtu një kërkuese shkencore në fushën e bioteknologjisë që sot punon në SHBA dhe djali i profesorit të Universitetit të Kalifornisë të San Diegos.

Kështu, Kevin, shqiptari i lindur në SHBA, u rrit mes një lëmi të gjerë të studiuesve, profesorëve e risive të bioteknologjisë.

Për A2 CNN ai tregon se ka studiuar gjuhën shqipe në universitetin  e Harvardit, nismë e cila emocionojë mamanë e tij.

Kevin është i martuar me Bellin, një avokate amerikane, e cila është dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët. Madje dhe në dasmën e tyre nuk harruan kostumin popullor shqiptar.

Megjithëse mundohen të mësojnë të dy fjalë të reja shqip, ka disa që Kevin shpesh i ngatërron, sidomos  fjalët e përafërta me njëra- tjetrën. 

Continue Reading
Advertisement

Albania

Pagat e mjekëve dhe infermierëve, 135 euro më shumë për bluzat e bardha

Published

on

By

Bluzat e bardha janë rikthyer sërish në vëmendjen e qeverisë. Në konferencën e fundvitit, kryeministri Rama njoftoi se do të ketë rritje pagash për mjekët dhe infermierët, duke thënë se paga parashikohet të rritet me 135 euro në muaj, sipas kategorive ndërsa do të përfshihet edhe njohja e vjetërsisë në punë dhe vlerësimi i saj në skemën e pagesës.

Por, kjo nuk është hera e parë që mjekët dhe infermierët kthehen në vëmendjen e qeverisë.

Në vitin 2017, për mjekët e urgjencës, reanimacionit, etj, paga u rrit me 18,000 lekë/muaj, ndërsa për infermierët dhe teknikët e laboratorit në urgjencë, pagat u rritën me 12 mijë lekë/muaj.

Ndërkaq, për mjekun e parë në qendrat spitalore universitare, pagat u rritën me 6,000–8,000 lekë për dhe 5,600–7,600 lekë për mjekun e dytë.

Një tjetër rritje prej 5% i aplikua në vitin 2018.

Në 2021, si mbështetje për pandeminë Covid-19, pagat e mjekëve dhe infermierëve u rritën me 40%, p.sh. paga mesatare bruto e infermierëve shkoi nga 50,890 lekë në 65,700 lekë.

Ngaa 1 korriku 2022 u aplikua rritja e paralajmëruar me 6%, ndërsa në 2023 u pasua me një tjetër rritje të komunikuar me 7%.

Në 2024, qeveria miratoi një paketë tjetër me efekt nga 1 korriku 2024, që u shoqërua me riformatim të skemës së pagave, duke shfuqizuar edhe skemën e vjetër të vitit 2011.

Këto ndryshime janë prezantuar në vite, si pjesë e masave për forcimin e sistemit shëndetësor dhe mbajtjen e burimeve njerëzore në shërbim, në një periudhë kur Shqipëria është përballur me presion të vazhdueshëm mbi stafet, sidomos në specialitete dhe shërbime kyçe.

Continue Reading

Albania

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat

Published

on

By

Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015. Reforma e ndërmarrë 11 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.

Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 62 vjeç, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.

Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2026 duhet të ketë 39 vjet. E njëjta logjikë vlen edhe për gratë, të cilave paralelisht me moshën u rriten edhe vitet e vjetërsisë në punë. Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij. Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë.

Mosha e daljes në pension, në vitin 2026

Burra   65 vjeç

Gra        62 vjeç

Vjetërsia në punë

Viti 2025      38 vjet e 8 muaj

Viti 2026        39 vjet

Continue Reading

Albania

Mbërrin në Rinas dhurata “VIP” e Erdogan për Ramën dhe qeverinë shqiptare

Published

on

By

Qeveria e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ka vendosur që ti bëjë një dhuratë (avion), kryeministrit shqiptar Edi Rama. Më herët u raportua se ky avion i jepet qeverisë shqiptare në kuadër të një marrëveshjeje bilaterale dhurimi.

Sipas dokumentit të siguruar nga WebLajm, bëhet fjalë për një avion, modeli A319-115J – 1002, i cili mësohet se prej 29 dhjetorit 2025 Avioni i dhuruar nga Qeveria e Turqisë për Qeverinë Shqiptare është parkuar në Rinas. Siç është bërë me dije më herët, avioni është dorëzuar pa asnjë detyrim financiar nga ana e palës përfituese, ndërsa Turqia ka mbuluar kostot e transferimit.

Të dhënat e avionit: Airbus A319-115J, me moshë 26.4 vite, është njo model i prodhuar më datë 14.8.1999, regjistruar në fluturim në shkurt të vitit 2000. Sipas mediave turke, avioni i konfiguruar për përdorim qeveritar ka një vlerë prej 11.9 milionë dollarë. Avioni, i regjistruar me kodin TC-GVC, me numër serial 1002 dhe i prodhuar në shkurt të vitit 2000, mbetet i certifikuar për operime fluturimi.

Marrëveshjes së firmosur mes dy qeverive e përkatësisht nga pala jonë, Ministri i Mbeojties Pirro Vengu, parashikon:

-Pronësia e avionit i kalon plotësisht shtetit shqiptar
-Shqipëria merr përsipër kostot e mirëmbajtjes, operimit dhe sigurimit
-Avioni duhet të sigurohet sipas standardeve ndërkombëtare të aviacionit
-Përdorimi i tij parashikohet për qëllime zyrtare shtetërore

Sipas qeverisë turke kjo është “pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve”.  Marrëveshja bilaterale thekson se dhurimi synon të përforcojë “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë” mes Turqisë dhe Shqipërisë, të vendosura fillimisht në kuadër të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 1992, me të dyja palët që shprehin dëshirën për t’i forcuar më tej këto lidhje përmes bashkëpunimit teknik dhe në fushën e mbrojtjes.

Marrëveshja pasqyron angazhimin e përbashkët të dy vendeve për të thelluar partneritetet institucionale në aviacionin civil, logjistikën e mbrojtjes dhe sektorë të tjerë strategjikë, ndërsa shërben gjithashtu si një gjest simbolik i mbështetjes së Turqisë për zhvillimin rajonal dhe përpjekjet e integrimit të Shqipërisë, thuhet në të.

Continue Reading
LIVE ALBUK TV
ALBUK TV LIVE
Albania1 hour ago

Pagat e mjekëve dhe infermierëve, 135 euro më shumë për bluzat e bardha

Albania1 hour ago

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat

Bota1 hour ago

Cila ekonomi pati performancën më të mirë në 2025?

Albania1 hour ago

Mbërrin në Rinas dhurata “VIP” e Erdogan për Ramën dhe qeverinë shqiptare

Bota15 hours ago

“Vajza ime mbijetoi falë një zinxhiri të pabesueshëm ngjarjesh”, heroi 55-vjeçar i Crans-Montanës shpëtoi dhjetë të rinj: Pashë njerëz që digjeshin të gjallë dhe…

Albania15 hours ago

Dallgët rrezikojnë përplasjen e tragetit, rreth 1000 pasagjerë priten të udhëtojnë me këtë linjë drejt Italisë

Bota15 hours ago

Maduro dhe gruaja e tij janë kapur nga Delta Force e ushtrisë amerikane; Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës thotë se të gjitha forcat e armatosura do të jenë të vendosura në vend

Bota15 hours ago

Burime zyrtare: Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën nga Delta Force amerikane

Bota16 hours ago

Arrestimi i narko-diktatorit/ Mediat amerikane: Maduro dhe gruaja e tij u kapën nga forcat Delta

Bota16 hours ago

Trump thotë se SHBA-të kanë ‘kapur’ Presidentin Venezuelian Maduro

Bota17 hours ago

‘Një gjendje trazirash të jashtme’, Maduro kërkon një plan mobilizimi

Bota18 hours ago

Shtatë shpërthime të forta në kryeqytetin e Venezuelës (video)

Bota18 hours ago

Qeveria e Venezuelës hedh poshtë dhe dënon agresionin ushtarak të SHBA-së

Bota18 hours ago

Dëgjohen shpërthime ndërsa tymi ngrihet në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas; Presidenti Trump urdhëroi sulme ajrore

UK19 hours ago

Paralajmërimet për motin janë zgjeruar, ndërsa bora dhe akulli mbulojnë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar

Albania3 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK6 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania6 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania1 week ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK3 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK1 week ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports6 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK4 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania6 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania4 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK5 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota5 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK5 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania5 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota6 days ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending