Shqiptari shpall kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shumë mërgimtarë shqiptarë po depërtojnë në fushën e politikës në shumë shtete të botës, duke kandiduar për pozicione të ndryshme.

Së fundmi, Endri Llabuti ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale të Britanisë, si kandidat Conservative në Purley Oaks dhe Riddlesdown në zgjedhjet të Councilit, transmeton albinfo.ch.

Ai ka lindur në Shkodër dhe prej vitesh ka emigruar në Angli.

Vlen të theksohet se Endri jeton në Croydon që nga viti 2015, i apasionuar pas shërbimit ndaj komunitetit dhe mjedisit. Thuhet se ai ka dalë vullnetar në projektet lokale dhe ka mentoruar të diplomuarit nga prejardhje të pafavorizuara. Ai ka mbi 11 vjet përvojë pune në një nga kompanitë kryesore FinTech në botë në menaxhimin e biznesit në Evropën Qendrore dhe Lindore, Ballkanin dhe Turqinë. 

Share This Article