Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sindos të Selanikut. Mediat greke bëjnë me dije se një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij 44-vjeçare.
Menjëherë pas ngjarjes autori është hedhur nga ballkoni në katin e dytë të shtëpisë dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai u dërgua dhe po trajtohet në spitalin Papanikolaou, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një mjek mjeko-ligjor.