Shqiptari vret ish-gruan në një parking në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjermani.

Një grua 28-vjeçare mbeti e vdekur si pasojë e dhunës së ushtruar në të në parkingut të një shitore në Aachen.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se disa orë më vonë në Polici u dorëzua 37-vjeçar B.A., bashkëshorti i të ndjerës, i cili dyshohet se e vrau atë.

Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts deklaroi sot për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.

Krimi ka ndodhur rreth orës 19:00 të shtunën mbrëma në sy të klientëve.

37-vjeçari kosovar gjendet në paraburgim që nga e diela, njofton albinfo./Telegrafi/

Share This Article