Shqiptarja në Londër: Isha si turiste dua të kthehem në atdhe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqiptarja Ermina Gjyla e cila pëer shkak të mbylljes së kufinjve për shkak të koronavirusit ka kërkuar që qeveria të marrë një vendim pasi të ardhurat e saj tashmë janë drejt fundit.

Në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit me Enkel Demin shqiptarja është shprehur se deri më tani ka prerë 6 bileta të cilat janë djegur dhe akoma nuk ka asnjë informacion se kur mund të kthehet në shtëpi pasi ajo thekson se në Londër kishte shkuar si turiste.

“Kemi kontaktuar me ambasadën në Londër por tashmë më kanë thënë se është marrëdhënie dy paleshe mes ne si individë dhe kompanisë ajrore me të cilën do të kthehemi. Deri më tani nga lidhjet dhe kontaktet që unë kam pasur jemi rreth 70 persona të cilët në një grup në Facebook kemi informuar dhe mbajtur kontakte. Shumë persona nga këta janë pensionistë të cilët kanë ardhur për arsye të ndryshme që tashmë kanë mbetur të bllokuar. Gjithashtu ka dhe studentë të cilët nuk janë arritur dot që të riatdhesohen me grupin e parë”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera ajo është shprehur se për shkak të qëndrimit në Londër dhe nga kompania që ëhstë e punësuar nuk do të paguhet për muajin që ajo nuk ka qenë në punë. Të ardhurat janë drejt fundit ndaj e kanë të pamundur më qëndrimin në Londër ajo dhe familja e saj bëjnë apel për tu rikthyer.

Share This Article