Shqiptarja shpallet kampione rajonale në gjimnastikën artistike në Itali: Stërvitem deri në pesë orë çdo ditë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Viktoria Progni është shqiptarja që i ka bërë të gjithë krenarë në Itali. Ajo është shpallur kampione rajonale, pasi ka rrëmbyer vendin e parë në Veneto në gjimnastikë.

Në një lidhje me Skype bashkë me nënën e saj, Eglantina Progni, ajo ka treguar emocionet e fitores. Ndërkohë, nëna ka ndarë vështirësitë dhe sfidat që e bija kalon çdo ditë për t’ia dalë mbanë.

“Ishte shumë e vështirë se ishin shumë vajza dhe nuk e mendova që do fitoja. Unë stërvitem 2 orë e gjysmë në ditë, po shkon deri në 5 orë”, u shpreh Viktoria.

 “Si çdo prindër unë ndihem i emocionuar. Kur vajza bën ushtrimet unë kthej kokën se nuk dua ta transmetoj atë emocionin te vajza. Nuk është se shkojnë të gjitha garat në mënyrë perfekte. Se ndikojnë emocionet, shikohesh nga juria dhe publika. Ka shumë vajza dhe më duhet të pres në radhë deri sa të dali disa minuta Viktoria.

Viktoria është i katërta vit që garon në nacionalet e Italisë. Vitin e kaluar fitoj vendin e dytë, ndërsa këtë vit vendin e tretë në të gjithë Italinë.

Duhet të ushqehesh që të kesh kujdes me ushqimet, por Viktoria ka dhe fizikun e mirë. Se sigurisht ka dhe vajza që kanë probleme me peshën”, u shpreh nëna e Viktorias.

Share This Article