Shqiptarja studentja më e mirë e mjekësisë në Bristol, me ide inovatore në luftën kundër kancerit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të rinjtë shqiptarë shkëlqejnë në shumë fusha, por studentja me origjinë nga Dibra, Donika Klenja, është ylli i ri në ngjitje në fushën e mjekësisë në Britaninë e Madhe. Ajo është përzgjedhur për të kryer doktoraturën mes 150 aplikantëve të tjerë nga e gjithë bota për të marrë pjesë në kërkimet shkencore ne luftën kundër kancerit nga një prej spitaleve më të njohura në botë në këtë fushë. Donika Klenja po i kryen Studimet e doktoraturës ne mjekësinë precize të kancerit në “University of Dundee”, me bursë të plotë pranë spitalit te Ninewells.

Ky institut është i vlerësuar si një ndër liderët në botë për menaxhimin dhe kërkimet shkencore të kancerit, si dhe universiteti më i mirë ne Britani për mjekësi (2021), duke zgjedhur kështu këtë të fundit si studente për vazhdimin e karrierës së saj.
Donika Klenja i mbaroi studimet për “Mjekësi molekulare dhe qelizore” në Universitetin e Bristolit, në Britaninë e Madhe, duke u graduar me diplomën “First Class”, si dhe me çmimin “Lucy Brown Cancer Prize”.

Si studentja më e mirë e fakultetit, po Donika vazhdon studimet pas diplomimit në fushën e luftës kundër kancerit. Ajo arriti të fitojë pozitë për master në “Universitetin e Oxfordit”, pasi u intervistua nga akademikë botërorë, duke përfshirë edhe Prof Sir Andreë John Pollard, shefi i kërkimeve shkencore në vaksinën kundër Covid-19. Ajo dëshmoi rezultate në shtete të ndryshme si Holandë, Kenia, SHBA me gara ndërkombëtare duke prezantuar ide inovative për ardhmërinë e shkencës dhe duke u shpërblyer me medalje të arta.

Çdo ëndërr bëhet realitet nëse ke kurajon dhe pasionin për ta ndjekur dhe Donika me modestinë e saj është shembulli i përkryer për këtë.

Share This Article