Shqipëri/ Rritje e fortë e çmimeve, inflacioni në qershor arrin 7.4%

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Inflacioni ka kapërcyer në qershor në 7.4%, niveli më i lartë i 20 viteve të fundit, duke dëshmuar se rritja e fortë e çmimeve nuk ka të ndalur.

Ushqimet dhe transporti janë dy grupet kryesorë që kanë shkaktuar rritjen e inflacionit. Kjo për shkak të shumë produkteve ushqimore që i importojmë, si dhe karburanteve, që gjithashtu sigurohen nga importi.

Situata e rritjes së çmimeve  vijon tashmë prej shumë muajsh dhe ka qenë më e ndjeshme pas muajit shkurt, kur nisi edhe lufta në Ukrainë. Inflacioni i lartë është një ndër shqetësimet kryesore të ekonomisë shqiptare dhe jo vetëm.

Edhe vendet e tjera po përballen me rritjen e çmimeve. Të mërkurën, Banka e Shqipërisë mori vendimin për të shtrenjtuar koston e lekut, në përpjekje për të amortizuar rritjen e çmimeve.

Sipas këtij institucioni, inflacioni I lartë do të shoqërojë ekonominë shqiptare të paktën deri në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm.

Share This Article