Shtab i forcave operacionale të SHBA në Shqipëri, Rama: Super lajm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Rama ka konfirmuar një tuiter të Ambasadës Amerikane që njoftoi më herët vendosjen e një komande speciale të forcave operacionale të SHBA në Shqipëri.

“Nga Gjermania doli deklarata e Komandës së Forcave Operacionale të SHBA e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së forcave operacionale speciale. Vendosja e selisë në Shqipëri do të sigurojë sipas deklaratës një ndërveprueshmëri më të madhe me aletaët shqiptarë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe felksibilietet logjistik. Shqipëria mbetet aleat i fortë në NATO i SHBA gjë që e bën vendosjen e një shtabi pararojë në këtë vend aleat një vendim të natyrshëm” , tha Rama duke cituar pjesë nga dokumenti, ndërsa e cilësoi këtë vendim një super lajm.

Share This Article