ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 6 hours ago
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE 6 hours ago
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit 6 hours ago
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro 6 hours ago
Takimi mes Trump dhe Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan: Marrëveshje tregtare dhe ushtarake 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shtatë bashki pa kryetarë

albnews by albnews
1 November, 2021
in Albania
0
Shtatë bashki pa kryetarë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Teksa Gjykata Kushtetuese pritet të dalë në një vendim përfundimtar për zgjedhjet vendore të 2019-ës, janë 6 bashki në të cilat do të zhvillohen votime të pjesshme. Bëhet fjalë për bashkitë e  Shkodrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Dibrës, Lushnjes dhe Mallakastrës, qytetarët e të cilave do të ftohen në votime për shkak se ato drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur. Në 4 bashki krerët e propozuar nga PS-ja rezultuan me probleme me ligjin e dekriminalizimit. Ndërsa në korrik të këtij viti do të arrestohej nga SPAK-u kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe. Ndërkohë, në Durrës kryetarja u shkarkua pas deklaratave kundër linjës së partisë, në Rrogozhinë do të mbahen zgjedhje për shkak të ndarjes nga jeta të kryebashkiakut.

Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Dibra, Lushnja, dhe së fundmi Mallakastra janë 6 nga 61 bashkitë, që aktualisht drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur nga qytetarët.

RelatedPosts

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën baba e bir

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Ndonëse në zgjedhjet e vitit 2019, shkodranët ia besuan Valdrin Pjetrit drejtimin e bashkisë Shkodër, ai dha dorëheqjen nga marrja e detyrës, për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit. Për pasojë Voltana Ademi, me mandat të përfunduar kushtetues prej gati dy vjetësh, vazhdon të drejtojë Bashkinë më të madhe në veri të vendit.

Pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, për shkak të një deklarate të pakujdesshme, kryetarja e zgjedhur e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako dha dorëheqjen. Ajo u zëvendësua fillimisht në postin e nënkryetares e më pas atë të kryetares nga Emirjana Sako.

Edhe Bashkia e Vorës, për shkak të problemeve të Agim Kajmakut me drejtësinë, pas një kalvari të gjatë emërimesh shkarkimesh e dorëheqjesh të drejtuesve të emëruar të saj, ka një tjetër të emëruar dhe jo të zgjedhur, Gentian Picarin.

Pas ndarjes së papritur nga jeta të kryetarit të bashkisë Rrogozhinë, ajo drejtohet nga nipi i tij, Edision Memolla, i cili nuk ka mbajtur më herët ndonjë post në këtë bashki.

Dionis Imeraj, ish-kryetari i Bashkisë Dibër dha dorëheqjen për shkak të kandidimit të tij për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Aktualisht kryetar i bashkisë në detyrë është Shkëlqim Murrja.

Më 6 korrik të këtij viti, kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe do të arrestohej gjatë një operacioni të ndërmarrë me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). nga Policia e Shtetit, me akuzat për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërkohë mesditën e së hënës SPAK njoftoi procedimin penal ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailajn pas hetimit për fshehje të dënimit të marrë në Greqi në vitin 2000.

Në një kohë që Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë të martën legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 2019-ës pas opinionit të Komisionit të Venecias, tashmë pritet që në këto shtatë bashki të shpallet nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe data për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

21 September, 2025
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

21 September, 2025
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result