• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, August 23, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Sports
Shtatë ndeshje të “Euro 2020” që priten me kërshëri

Shtatë ndeshje të “Euro 2020” që priten me kërshëri

by albnews
7 June, 2021
in Sports
0
2
VIEWS

Përballje historike, ndeshje debutuese e sfida gjigantësh. Kampionati Evropian i futbollit “Euro 2020” premten shumë entuziazëm ende pa nisur faza nokaut.

Sajti zyrtar i Konfederatës Evropiane të Futbollit (UEFA) ka përzgjedhur shtatë ndeshje të fazës grupore që priten me kërshëri. “Euro 2020” fillon të premten më 11 qershor, ndërsa finalja është më 11 korrik në “Wembley”.

Turqia – Italia (Romë, Grupi A – 11 qershor, 21:00)

Turqia takohet me një nga 11 nikoqiret e Evropianit në ndeshjen hapëse të turneut. Ndeshja luhet saktësisht 21 vjet pas përballjes së vetme mes Italisë dhe Turqisë në kuadër të kampionateve të mëdha. Italia e kishte mposhtur Turqinë me shifrat 2:1 në ditën e dytë të Euro 2000. Ndeshja ishte luajtur në Arnhem, ndërsa të dy përfaqësueset kishin avancuar tutje.

Dy të dhëna statistikore mund ta shqetësojnë Turqinë. Ajo nuk e ka mposhtur Italinë në dhjetë takimet e deritashme dhe po ashtu ka humbur të gjitha katër ndeshjet hapëse në kampionate evropiane, duke përfshirë edhe atë me Azurët në vitin 2000. A do të përfundojë kjo seri e keqe në Romë?

Danimarka – Finlanda (Kopenhagë, Grupi B – 12 qershor, 18:00)

Pas 110 vjetësh dhe më shumë se 750 ndeshjeve ndërkombëtare, Finlanda debuton në një ngjarje të madhe futbolli. Ndeshjen e parë e luan ndaj një rivaleje shumë të njohur – Danimarkës. Me Danimarkën, Finlanda përballet për herë të 60-të.

Vetëm dy prej këtyre ndeshjeve janë luajtur në kuadër të garave të UEFA-s. Bëhet fjalë për fitoret 1:0 të Danimarkës, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 1988”. Por nën urdhrat e mësuesit të dikurshëm, Markku Kanerva, Finlanda mund të ballafaqohet me kundërshtarët më të mëdhenj. Finlandezët nuk kanë pranuar gol në gjashtë ndeshje në kualifikime, aq sa edhe Greqia në rrugën e saj drejt Euro 2004.

Futbollistet e Finlandës luajnë rregullisht në Kampionate Evropiane dhe ndoshta mund të ofrojnë pak inkurajim për ekipin e futbollistëve. Finlandezet kanë debutuar në Evropian në vitin 2005 dhe kanë mposhtur 2:1 Danimarkën për të avancuar nga grupi.

Austria – Maqedonia e Veriut (Bukuresht, Grupi C – 13 qershor, 18:00)

Maqedonia e Veriut është “rrahur” dy herë nga Austria në kualifikime, para se të mposhte Kosovën dhe Gjeorgjinë në plejof dhe të kualifikohej për herë të parë në ngjarje të madhe futbolli. Maqedonia e Veriut e ka rastin për revansh.

Austria e mposhti Maqedoninë e Veriut në shtëpi dhe në udhëtim. Me fitoren 2:1 në Vjenë, më 16 nëntor 2019, me golat e David Alabas dhe Stefan Lainerit, Austria e siguroi kualifikimin.

Por situata mund të jetë ndryshe në Evropian, sidomos kur të takohen dy përfaqësueset në Bukuresht. Ylli i Maqedonisë së Veriut, kapiteni, golashënuesi më i mirë në histori dhe lojtari me më së shumti paraqitje, Goran Pandev, ka shënuar golin e kualifikimit. Të shohim nëse ka ruajtur ndonjë gol për fazën finale të Evropianit.

Anglia – Skocia (Londër, Grupi D – 18 qershor, 21:00)

Herën e fundit kur Anglia ishte nikoqire e Evropianit, në vitin 1996, ndeshjen e dytë e luajti ndaj Skocisë. Ishte përballja e parë në turne të mëdhenj. Ajo ndeshje në “Wembley” ishte klasike. Alan Shearer shënoi herët në pjesën e dytë, para se një penallti e Gary McAllister të ndalej. Kjo hapi rrugë për golin e Paul Gascoigne që mbahet në mend.

Kjo është paraqitja e parë e Skocisë në Evropian që nga atëherë, ndërsa në Botëror ka luajtur për herë të fundi dy vjet më vonë.

Në ndeshjen e 115-të me këtë kundërshtar, skocezët do të shpresojnë për një fitore të famshme për të kaluar grupin për herë të parë në tentimin e 11-të.

Spanja – Polonia (Sevilla, Grupi E – 19 qershor, 21:00)

Robert Lewandowski e di se cila është barra e Spanjës si bashkënikoqire e Evropianit. Në vitin 2012 ai kishte shënuar golin e parë për Poloninë, në ndeshjen në Varshavë. Në Evropianin e tij të tretë tashmë, Lewandowski e di për pritshmëritë shumë të mëdha prej tij. Ai do të shpresojë të bartë një pjesë të formës nga ndeshjet kampionale dhe të Ligës së Kampionëve në këtë ngjarje të madhe.

Ai megjithatë, nuk ka kujtime të mira nga përballja e vetme me Spanjën, një humbje 6:0 në miqësore nga Murcia në qershor të vitit 2010. Ishte pak para se Spanja të udhëtonte për Afrikë të Jugut për ta fituar Kupën e Botës.

Për befasi, dy përfaqësueset janë takuar vetëm dy herë në gara në të kaluarën. Alfredo Di Stefano kishte shënuar tre gola në dy përballjet e vitit 1959. Kush do të lërë shenjën e tij këtë herë?

Portugalia – Franca (Budapest, Grupi F – 23 qershor, 21:00)

Në një version ndërkombëtar të Superkupës së UEFA-s, kampionia në fuqi e Evropës, Portugalia, takohet me kampionen në fuqi të botës, Francën. Kjo është vetëm hera e dytë që kampionia e Evropës takohet me kampionen e botës si pjesë e kampanjës për mbrojtje të titullit. Holanda e kishte mposhtur kampionen e botës, Gjermaninë, në ndeshjen e fundit në grup në Euro 1992.

Portugalia kishte humbur dhjetë ndeshje rresht nga Franca para se të kthente trakën me fitoren 1:0 në kohën shtesë në finale të “Euro 2016”. Ishte ndeshja e fundit prej shumë përballjeve epike në Evropian. Prej atëherë, Franca ka fituar titullin e dytë të botës dhe po ashtu ka dominuar në Ligën e Kombeve. Kush do të jetë më e suksesshme këtë herë?

Gjermania – Hungaria (Munich, Grupi F – 23 qershor, 21:00)

Nuk ka vend për t’u fshehur në Grupin F. Pasi të presë Portugalinë dhe Francën në Budapest, Hungaria udhëton për t’u përballur me bashkorganizatoren tjetër. Misioni: të depërtojë sërish përtej fazës grupore, pasi i ka dhënë fund mungesës 44-vjeçare në Evropian duke arritur në 1/8 e finales në Euro 2016.

Hungaria ka përfunduar vitin 2020 në formë të mirë, por Evropiani është rrëfim tjetër.

Hungarezët do të përballen vetëm për herë të tretë me Gjermaninë në ndeshje garuese. Hungaria kishte fituar ndaj Gjermanisë Perëndimore me rezultatin 8:3 në fazën grupore të Botërorit 1954. Por Gjermania reagoi duke fituar 3:2 në finalen e Bernës, ndonëse ishte në disavantazh prej 2:0 pas tetë minutave lojë.

Previous Post

Thatësira e shekullit shteron burimet e ujit në Tajvan

Next Post

Përplasen dy trena në Pakistan, 30 të vdekur

albnews

albnews

Related Posts

“Do të vendosim ne”, Guardiola flet për të ardhmen e dy yjeve të Man Cityt
Sports

“Do të vendosim ne”, Guardiola flet për të ardhmen e dy yjeve të Man Cityt

23 August, 2025
Manchester United përgatit surprizën më të madhe të afatit kalimtar
Sports

Manchester United përgatit surprizën më të madhe të afatit kalimtar

23 August, 2025
“Mendova se dikush po bënte shaka”, Granit Xhaka tregon se u telefonua nga pronari i Sunderlandit në orët e vona
Sports

“Mendova se dikush po bënte shaka”, Granit Xhaka tregon se u telefonua nga pronari i Sunderlandit në orët e vona

22 August, 2025
Next Post
Përplasen dy trena në Pakistan, 30 të vdekur

Përplasen dy trena në Pakistan, 30 të vdekur

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë dhe helmetë”, deklarata e zv.kryeministrit italian zemëron Parisin: E papranueshme

“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë dhe helmetë”, deklarata e zv.kryeministrit italian zemëron Parisin: E papranueshme

23 August, 2025
Koreja e Jugut hap zjarr pasi trupat e Koresë së Veriut e kaluan kufirin

Koreja e Jugut hap zjarr pasi trupat e Koresë së Veriut e kaluan kufirin

23 August, 2025
Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania

Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania

23 August, 2025
Krasniqi: Mandatet duhet t’i kthehen popullit, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja partitë të bien dakord për disa çështje

Krasniqi: Mandatet duhet t’i kthehen popullit, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja partitë të bien dakord për disa çështje

23 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5794 shares
    Share 2318 Tweet 1449
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2952 shares
    Share 1181 Tweet 738
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2855 shares
    Share 1142 Tweet 714
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2080 shares
    Share 832 Tweet 520
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM