Shtatë shenjtorët e Onufrit i shpëtojnë shkatërrimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi sot se pas një pune të gjatë dhe të kujdesshme në Laboratorin e Veprave të Artit në Muzeun e Ikonografisë “Onufri”, ka përfunduar ndërhyrja restauruese e një tjetër vepre në koleksionin e Muzeut.

“Një vepër e vitit 1873 nga autori Adam Kristo nga Samarina, që paraqiste probleme serioze. Tashmë ajo nuk është vetëm një vepër e shpëtuar, por edhe e rifreskuar. Vlerat e saj kanë dalë në dritë dhe po i bashkohet “serisë” së shenjtorëve, që presin e përcjellin vizitorë në qytetin e “një mbi një dritareve”, u shpreh Margariti.

Këto vepra janë ndër më të rëndësishmet e koleksionit të ikonografisë shqiptare. /ATSH/

Share This Article