Shtatë të vdekur dhe disa të plagosur në aksidentin e autobusit në Misisipi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident që përfshiu një autobus pasagjerësh në Warren County la të vdekur shtatë pasagjerë.

Përplasja ndodhi në Interstate 20 pranë Bovina rreth orës 12:40 të mëngjesit, sipas Patrullës së Autostradës së Mississippi (MHP).

Policia deklaroi se autobusi komercial me pasagjerët po udhëtonte drejt perëndimit në I-20 kur doli nga rruga dhe u përmbys, shkruan cnn.

Gjashtë pasagjerë u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe një vdiq në “Merit Health” në Vicksburg. Viktimat nuk janë identifikuar.

Sipas MHP, 37 pasagjerë u transportuan në spitale të ndryshme në Vicksburg dhe Jackson me lëndime të panjohura.

Ndryshe, aksidentin po e heton MHP-ja dhe Divizioni i Zbatimit të Transportit Tregtar.

Share This Article