Shtatë të vdekur nga gjuajtja me armë në një festë ditëlindjeje në Colorado

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person i armatosur qëlloi për vdekje gjashtë vetë dhe pastaj veten në një festë ditëlindjeje në Colorado të SHBA-së, ka thënë policia amerikane.

Të shtënat ndodhën në një shtëpi të lëvizshme ku familjet ishin mbledhur në një rimorkio për të festuar.

“I dyshuari, i dashuri i një prej viktimave femra, u largua me veturë për në banesë, hyri brenda dhe filloi të qëllojë njerëzit në mbrëmje para se të merrte edhe jetën e tij”, ka thënë Departamenti i Policisë i Colorado.

Motivi i sulmit nuk dihet.

Viktimat ishin të gjithë të rritur, por një numër i fëmijëve ishin të pranishëm në rimorkio në atë kohë.

Identitetet e viktimave dhe sulmuesit nuk janë bërë të ditura ende.

Share This Article