Shtatë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën, derisa nga 6.531 testime, 632 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 248 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 214.506.
Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 232.068 të infektuar me koronavirus e 8.023 të vdekur.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 9.539.