Njerëzit janë habitur me statujën e Tony Blairit që u zbulua në Kosovë. Ajo u krahasua me aktorin dhe këngëtarin australian dhe yllin e telenovelës Neighbours, Jason Donovan.
Skulptura u zbulua të mërkurën në qytetin e Ferizajt, për të shënuar 25 vjetorin e çlirimit nga ish-shteti i Jugosllavisë, ku ish-kryeministri britanik luajti rol të rëndësishëm në bombardimet e NATO-s, shkruan The Independent.
Por, një fotografi e publikuar nga ish-sekretari i Blairit, Alistair Campbell, u bë virale pasi e shpërndau imazhin në përpjekjen për të nxitur publikun që të votonte për Partinë Laburiste, por përgjigjet ndaj postimit u bënë menjëherë komike .
“Zbulohet statuja e Tony Blair në Kosovë”, ka shkruar Campbell. “Nuk jam i sigurt se ku e nëse do të ndodhë diku të ngrihet statuja për ndonjë nga pesë kryeministrat që e kanë kthyer vendin tonë mbrapa në 14 vjetët e fundit. Votoni laburistët nëse doni qeveri serioze që i kryen punët”.
Por, përdoruesit nuk mund t’u besonin syve të figurës së zbuluar dhe ishin të bindur se kishte pasur një gabim.
“Statuja e Jason Donovan u zbulua … Mbase është Tony Blair”, tha me shaka një përdorues në platformën X.
“Ky është Jason Donovani …” shtoi një tjetër.
Të tjerët iu referuan këngëve të 56-vjeçarit, teksa shkruanin: “Mbylla sytë, mbylla perden [këngë e Donovanit, Any Dream Will Do] … A duhet të jetë Jason Donovani”?
Një person shkroi për imazhin: “Jason Donovani i ri i fotografuar duke e dhënë përshëndetjen e lamtumirës për marrëdhënien e tij me Kylien [Mingoue], ‘Shumë zemra të thyera në botë’ [kënga e Donovanit, Too Many Broken Hearts in the World]”.
“Kur analizoj se pse Jason Donovani ishte në trend, tani nuk mund të mos e vërej se sa shumë i ngjan Tony Blairit”, shkroi një tjetër.
Donovan dhe Kylie Minogue luajtën në telenovelën e njohur Neighbours. U bë i famshëm në rolin e Scott Robinsonit nga viti 1985 deri në 1989, përpara se të fillonte solo-karrierën e tij si këngëtar. Minogue e luajti vajzën Charlene tek e cila ai interesohej.
Të tjerëve u bëri më pak përshtypje statuja pasi shtuan: “Mirë. Irakianët mund të hedhin këpucët e veta në të”.
Ndryshe, shtatoren e punoi skulptori Agon Qosa. Blair në 25 vjetorin e çlirimit ka qëndruar në Kosovë.