Gjatë të dielës, SHBA është goditur nga uragani i fuqishëm Ida, që preku rajonin e New Orleans.
Deri më tani, thuhet se një person ka mbetur i vdekur, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.
Erërat që shkonin më shumë se 150 km, kanë rrëzuar pemë, prishur makina e shtëpi, ndërsa rrugë të tëra të qyteteve janë “pushtuar” nga uji.
Intensiteti i uraganit ka rënë dhe aktualisht, autoritetet ndodhen në terren për të pastruar rrugët dhe dëmet e shkaktuara. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.