Një shtëpi Viktoriane 139 vjeçare në San Francisko më në fund ka një adresë të re.
Ndërtesa historike në zemër të San Franciskos, u zhvendos nga 807 Franklin St. në 635 Fulton St.
Videot dhe fotot treguan se shtëpia e gjelbër lëvizte, me një ritëm të qëndrueshëm prej një milje në orë, në vendin e saj të ri gjashtë blloqe larg.
Qindra njerëz shikonin me admirim duke bërë fotografi të kësaj relike gjigante të së kaluarës në San Francisko.
Phil Joy, mbikëqyrësi i shtëpisë tha se ishin dashur disa vite për të planifikuar udhëtimin e shtëpisë.
“Ne duhet të flisnim me 15 agjenci të ndryshme në qytet për të rënë dakord për këtë,” tha Joy.
Ai shtoi se lëvizja ishte e ndërlikuar pasi shtëpia ishte 80 metra e gjatë. Një pjese ë vështirësisë ishte edhe zbritja e shtëpisë.
Në vendin ku qëndronte shtëpia historike, do të ndërtohet një kompleks apartamentesh. Ndërkohë shtëpia Englander do të vendoset në vendin e saj të ri.